GazetaMax
Lifestyle

Imazhi i Dove dhe Didier Voirol Saranda Ademi më në fund na prezanton me partnerin e saj

Ajo është një grua e bukur por mbi të gjitha e fortë. Jeta e ka sprovuar me shumë gjëra jo të mira e ku e fundit ishte humbja e të vëllaut por duket sikur këto kohë të paktën e ka marrë veten për të treguar se megjithatë duhet vazhduar jeta. Kjo është Saranda Ademi e cila ka vite e vite që çdo gjë e ka zhvendosur në Zvicër pa harruar kurrë Kosovën me vëzhgime e madje edhe shkrime e kritika për fenomenet e shoqërisë sonë.

E bukura imazh i markës Dove dhe Didier Voirol na ka prezantuar më në fund në këtë fundvit partnetin e saj e ky duken mjaft bukur si çift e ajo mjaft mirë pranë tij. Pasi ka vite që jeton në Zvicër e pas divorcit ne nuk kemi ditur mbi jetën e saj private. Ka qenë nata e 25 dhjetorit që ajo ka publikuar një foto dhe një super dedikim dashurie e me këtë dhe foton që kishte publikuar me partnerin e saj Dario, kuptojmë se Saranda është e lumtur pranë tij dhe familjes. Ndërsa mësojmë se partneri i saj është nga Zvicra e me origjinë italiane dhe  hulumtimet tona zbuluan se me profesion është inxhinier. E po urime çiftit!https://www.facebook.com/photo/?fbid=1546373575844273&set=a.112942812520697

Ne ju sjellim më poshtë vargjet dedikuar dashurisë së saj shkruar nga vetë Saranda.

Ti je dashuria ime…

Ti je ajo fshehtësi

Që s’të shkojnë fshehtësitë

Vet malli që fsheh në sy

Shtrydh lotin përmbi qerpikë…

Ti je ajo ëndrra ime

Prej çdo ëndrre m’e shfrenuar

Je drita që ndriçon diellin

Dashurinë kur derdh mbi mua…

Të dua marrëzisht…

06.06.2022 S.A

Related posts

Mjekët e Pfizer thonë se vaksina për kancerin mund të jetë gati në këtë vit

Gazetamax.mk

Çfarë “Diabla” ka ardhur nga Davidi dhe Yourg Zeka

Gazetamax.mk

Donaldi tregohet djalë i ‘vyshëm’, kështu e pastron banesën

Gazetamax.mk