GazetaMax
Lajme

Bishevac: Makina ime është demoluar për shkak të kritikave ndaj qeverisë

Shkup, 29 Dhjetor – Makina ime është demoluar mbrëmë dhe mendoj se kjo është për shkak të kritikave të mia ndaj qeverisë, tha ish-deputeti Safet Bishevac në emisionin Analiza 24.

Vetura është dëmtuar para shtëpisë së familjes në fshatin Lubin të Shkupit, ku jeton Bishevac, ndërsa para dhe pas saj ka pasur vetura të tjera të cilat nuk janë dëmtuar.

Rasti është raportuar në polici.

Bishevac ishte deputet dhe ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM deri në vitin 2017, por pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaev, ai u bë kritik i ashpër i qeverisë aktuale.

Related posts

7000 deri 9000 mijë puntorë në sektorin e industrisë rezikohen të ngelin pa punë

Gazeta Max

Mexhiti: Me përkushtim ndaj punëtorëve për një të ardhme më të drejtë

Gazeta Max

Bazuar mbi ngjarje të vërtetë/ “Gjaku i martirëve të kombit” vihet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit 19/05/2023 13:27

Gazeta Max