Shkup, 4 janar – Dita e premte (6 janar) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks, informon Zhurnal.
Kështu njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, prej ku thonë se më 6 janar është festa e Buzmit.
“Në pajtim me Ligjin për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RMV-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 6 janari 2023 (e premte), Buzmi, një ditë para Krishtlindjes, është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS). Ua urojmë Buzmin qytetarëve të besimit ortodoks”, thonë nga MPPS.