GazetaMax
Lajme

Tre muaj presim përgjigje nga Qyteti i Shkupit për gjendjen e Sallës Universale

Shkup, 4 janar – Kërkuam marrje të përkohshme të kompetencave në lidhje me ndërtimin e Sallës Universale, por duhet të ruhet procedura. Presim nga Qyteti i Shkupit që të na japë pasqyrë për gjendjen, por tashmë tre muaj nuk kemi kurrfarë përgjigje, theksoi sonte ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Ministrja sonte në televizionin “Sitel” ku ishte mysafire sqaroi se kryetarja Danella Arsovska ishte e njoftuar dhe pajtohej me procedurën.

“Ne ishim bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale te kryetarja. Ajo u pajtua se do të bëjmë ndryshim të investitorit gjegjësisht Ministria të paraqitet si investitor, që ta ndërtojmë Sallën Universale dhe pastaj përsëri t’ia kthejmë Qytetit të Shkupit”, sqaroi ministrja.

Theksoi se përsëri do t’i drejtohen kryetares Arsovska, veçanërisht për shkak të faktit se Qyteti i Shkupit ka hyrë në konkurrencën e ngushtë që të jetë kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2028.

“Ne vetëm duam të ndihmojmë për Sallën Universale. Paratë qëndrojnë në xhirollogari, janë bërë të gjitha kontrollet që duhej bërë nga IITSI se është stabile. Ai është projekt më i madh se inati i kujtdo”, nënvizoi Kostadinovska Stojçevska.

Në lidhje me paralajmërimin për hapjen e qendrës kulturore maqedonase në Blagoevgrad, Kostadinovska – Stojçevska tha se Ministria e Punëve të Jashtme është në fazën e bisedimeve dhe shfaqi shpresë se shumë shpejtë do të hapet ajo zyrë.

Në ditarin qendror në “Sitel”, ministrja, gjithashtu, tha se janë zgjidhur problemet me borxhet e Operës dhe Baletit, Bibliotekës Universitare dhe Teatrit Shqiptar. Sqaroi se problemi me këto institucione ishin borxhet shumë të vjetra, vendimet e përmbaruesve dhe proceset e humbura gjyqësore.

Related posts

Është rritur për 20% numri i personave që kërkojnë shërbime për shëndetin mendor

Gazeta Max

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Gazeta Max

Gjukanoviq: E ardhmja e rajonit është pakthim europiane!

Gazeta Max
Lajme

Tre muaj presim përgjigje nga Qyteti i Shkupit për gjendjen e Sallës Universale

Shkup, 4 janar – Kërkuam marrje të përkohshme të kompetencave në lidhje me ndërtimin e Sallës Universale, por duhet të ruhet procedura. Presim nga Qyteti i Shkupit që të na japë pasqyrë për gjendjen, por tashmë tre muaj nuk kemi kurrfarë përgjigje, theksoi sonte ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Ministrja sonte në televizionin “Sitel” ku ishte mysafire sqaroi se kryetarja Danella Arsovska ishte e njoftuar dhe pajtohej me procedurën.

“Ne ishim bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale te kryetarja. Ajo u pajtua se do të bëjmë ndryshim të investitorit gjegjësisht Ministria të paraqitet si investitor, që ta ndërtojmë Sallën Universale dhe pastaj përsëri t’ia kthejmë Qytetit të Shkupit”, sqaroi ministrja.

Theksoi se përsëri do t’i drejtohen kryetares Arsovska, veçanërisht për shkak të faktit se Qyteti i Shkupit ka hyrë në konkurrencën e ngushtë që të jetë kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2028.

“Ne vetëm duam të ndihmojmë për Sallën Universale. Paratë qëndrojnë në xhirollogari, janë bërë të gjitha kontrollet që duhej bërë nga IITSI se është stabile. Ai është projekt më i madh se inati i kujtdo”, nënvizoi Kostadinovska Stojçevska.

Në lidhje me paralajmërimin për hapjen e qendrës kulturore maqedonase në Blagoevgrad, Kostadinovska – Stojçevska tha se Ministria e Punëve të Jashtme është në fazën e bisedimeve dhe shfaqi shpresë se shumë shpejtë do të hapet ajo zyrë.

Në ditarin qendror në “Sitel”, ministrja, gjithashtu, tha se janë zgjidhur problemet me borxhet e Operës dhe Baletit, Bibliotekës Universitare dhe Teatrit Shqiptar. Sqaroi se problemi me këto institucione ishin borxhet shumë të vjetra, vendimet e përmbaruesve dhe proceset e humbura gjyqësore.

Related posts

Ali Ahmeti: Ftoj të gjithë shqiptarët e Luginës ta përkrahin Shaip Kamberin

Gazeta Max

Panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”

Gazeta Max

Projekti i ‘Korridorit 8’ do mbështetet nga BE, Varhelyi e konfirmon, Rama: Pasi udhëtoi pesë orë nga Shkupi në Tiranë, u bind se është gjëja e duhur

Gazeta Max