GazetaMax
Lajme

Ajri në Kërçovë i ndotur, është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave PM10

Shkup, 4 janar – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ajri në Kërçovë është ndotur dhe se është tejkaluar pragu i alarmimit të grimcave të suspenduara deri 10 mikrometra gjatë dy ditëve të kaluara.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmimit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg /m3 gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e marrë të motit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se i njëjti është tejkaluar në pikën matëse në Kërçovës”. bëhet e ditur në kumtesën e MMJPH-së.

Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmimit.

  Kërçovë 
02/01/2023 162.07
03/01/2023 160.04

   * përqendrimet janë shprehur në mg/m3

Nga MMJPH bëjnë të ditur se është dorëzuar informacioni për tejkalimin e pragut të alarmimit deri tek Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria e Mjedisit Jetësor, Sektori për Komunikim me Publikun në MMJPH, Instituti i Shëndetit Publik dhe në Komunën e Kërçovës.

Related posts

Grubi: Fronti i përbashkët do ta dërgojë vendin në Bashkimin Europian

Gazeta Max

Po importohet rrymë elektrike përshkak defektit në REK Manastir

Gazeta Max

Pensionet për muajin dhjetor do të paguhen nga data 27

Gazeta Max