GazetaMax
Lajme

Ministri Çupi vizitoi Shkollën “Miraj Islamic School” në Staten Island

Ministri i angazhuar për diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi, gjatë vizitës disa ditore në Amerikë vizitoi shkollën fillore dhe të mesme islame “Miraxh” që gjendet në qytetin e Staten Island, shkollë kjo e akredituar dhe e njohur nga Departamenti i Arsimit i Nju Jorkut me një kurrikulë të harmonizuar me standardet e shtetit të Nju Jorkut.
“Miraxhi” është i ndërtuar me përkushtimin, punën dhe mbështetjen financiare të diasporës shqiptare, pjesa dërmuese e të cilave vijnë nga Maqedonia e Veriut, përkatësisht qyteti i Dibrës dhe nga Mali i Zi, gjegjësisht Ulqini.
Në vizitë u prit nga antarët e bordit drejtues të shkollës: Dr. Tahir Kukaj, Mr. Omer Kadri dhe z. Ferid Bedrolli dhe bashkë me drejtorin për investime z. Bekim Emini panë nga afër procesin mësimor dhe projektin е ndërtimit të një objekti të ri shkollor.

Related posts

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Gazeta Max

Organizatorët e “Gjilan Deep & Tech House Festival” ende pa përgjigje nga instuticionet

Gazeta Max

Dehari harron që vendimi për zgjedhje me parimin “Një anëtar, një votë”, u soll në Kongresin e 2019 të BDI

Gazeta Max