GazetaMax
Lajme

Në krye të OSBE-së prapë një shqiptar. Ekspertët: Roli i shqiptarëve në Ballkan thelbësor

Kryesimi me OSBE-në është ngjarja më e madhe në plan ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut, njëherazi edhe arritja më e madhe në nivel diplomatik. Me OSBE-në do të kryesojë kryediplomati shqiptarë i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Dhe, në vend se të shënohet kjo ngjarje në vend, mediat maqedonase të afërta me qarqet pro ruse dhe anti europiane nuk rreshtin së kritikuari të parin e diplomacisë, duke tentuar ta hijezojnë arritjen e madhe shtetërore që vjen nga një shqiptar etnik.
Roli i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka vulë. Njohës të çështjeve politike në Ballkan, shprehen optimist për kryesimin e Bujar Osmanit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

“Roli i shqiptarëve është thelbësor në të ardhmen euro-atlantike të RMV, jo vetëm se shqiptarët drejtojnë institucionin më të rëndësishëm të Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe për faktin se ata janë faktor stabiliteti politik në RMV edhe në rajon”, është deklaruar Ilir Kulla, opinionist.

“Uroj mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2023 ! Ky hap i madh dhe i rëndësishëm forcon pozicionin e tërë Ballkanit Perëndimor në Evropë, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me Rusinë, e cila po kërcënon çdo ditë e më shumë paqen evropiane dhe rajonale”, ka shkruar ish kryediplomati Kosovar Enver Hoxhaj.

“Në rrugëtimin e turbull të viteve të fundit të Maqedonisë së Veriut, Osmani ka qenë një nga protagonistët politik që kanë kontribuar në tejkalimin e sfidave të shumta. Kujtoj këtu, që në vitet e fundit Maqedonia e Veriut evitoi një ripërsëritje të konfliktit civil, bëri të mundur mbylljen e konfliktit të ngrirë për çështjen e emrit, zhbllokoi hyrjen në NATO dhe menaxhoi përplasjet me Bullgarinë duke siguruar hapjen e negociatave. Duke qenë se ai ka qenë nën lidershipin e Ali Ahmetit , bashkë-pjesëmarrës në atë ekip që ka kontribuar në këto arritje, besoj se është një ndër politikanët më të kalitur shqiptar, i sprovuar në kushte të vështira”, ka thënë Adri Nurellari, opinionist dhe ekspert i çështjeve politike.

Maqedonia e Veriut do të kryesoj me OSBE-në gjatë vitit 2023, në kohë kur panorama e sigurisë në botë është e brishtë.

Related posts

Analizë/ Cila është skema e Mickovskit për të formuar Qeveri pa shqiptarët?

Gazetamax.mk

Një i vdekur dhe tre të lënduar pasi një pjesë e një vinçi ra nga një ndërtesë në Florida

Gazetamax.mk

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, “ëndërra” për kryeministër shqiptar bëhet realitet në vitin 2024!

Gazetamax.mk