GazetaMax
Lajme

Moti sot kryesisht i vranët me temperatura deri 10 gradë

Shkup, 9 janar – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes në disa lugina do të ketë mjegull. Pasdite fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës në pjesët tjera do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male bore. Do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 10 gradë.

Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës, kah fundi i ditës dhe gjatë natës me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë.

Sipas DPHM-së, deri në fund të javës së punës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male me borë ku do të formohet mbulesë e re bore. Në disa vende, reshjet do të jenë më të bollshme, mbi 20 litra për metër katror, ​​sidomos sot gjatë natës dhe mëngjesin e së martës. Nga pasditja e së martës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të ulëta. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor.

Related posts

Boçvarski: Përkufizohet model i ri për fluturime të subvencionuara, mundësia për të përfshirë më shumë operatorë

Gazeta Max

Filloi para regjistrimit të nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2022/2023 në “ Jahja Kemal “

Gazeta Max

Nikollovski mori pjesë në Simpoziumin e 4 për bujqësi dhe ushqim ISAF 2022 në Ohër

Gazeta Max