Shkup, 9 janar – Për Maqedoninë e Veriut fokusi në vitin 2023 duhet të jetë në reforma. Reforma të cilat para së gjithash janë dhe mbi të gjitha do të jenë me kërkesë të qytetarëve dhe interesave të tyre. Rruga përpara, intensiteti i atyre reformave dhe përparimi drejt BE-së tani varet nga ne. Tani është momenti kur duhet të ndërlidheni në atë nxitje që ka ndodhur në vitin 2022 me fillimin e negociatave. Koha prej tani deri në zgjedhje në vitin 2024 duhet të shfrytëzohet pikërisht për këtë, të shtyhen përpara ato reforma aq të nevojshme, për të cilat dimë se cilat janë dhe çka nevojitet të bëhet.
Këtë e porositi euroambasadori në vend, Dejvid Gir para Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvend, ku ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Jain i ka prezantuar prioritetet e kryesimit të shtetit të saj me Këshillin e BE-së.
Gir nënvizoi se viti 2023 do të jetë vendosës për BE-në, për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jetojmë në kohëra historike me tërë dhembjen, me të gjitha momentet e vëshira që po na ndodhin. Por, po ashtu ka edhe një vendosmëri e madhe që të lëvizim përpara. Me rëndësi kyçe dhe më të lartë është sundimi i së drejtës. Ky ishte fokus i posaçëm dhe brengosja nga ana e qytetarëve vitin e kaluar. BE-ja, vendet anëtare dhe shtetet tjera partnere kanë harxhuar milionë në këtë sektor, ashtu që është e drejtë të pritet të ketë rezultate të caktuara. Maqedonia e Veriut ka nevojë për sektor profesional dhe të pavarur gjyqësor, duke përfshirë edhe prokurorinë. Njerëz që veprojnë me intetritet të çliruar nga presioni politik ose nxitja financiare. Prioriteti kryesor duhet të jetë edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrusopionit”, tha mes tjerash Gir.
Ai theksoi se opozita në të njëjtën kohë duhet ta luajë rolin e saj në rishikimin e politikave dhe sigurimin e konzistencës së teksteve ligjore me legjislaturën evropiane.
“Integrimi evropian kërkon përkushtim të plotë. Qeveria, Parlamenti, institucionet shtetërore, institucionet lokale, si dhe të gjithë aktorët politikë së bashku me shoqërinë qytetare duhet të punojnë që të avancohet pjesa e reformave evropiane, si pjesë e projektit kombëtar. Ndryshimi i Kushtetutës me qëllim të përfshirjes së qytetarëve të cilët vetpërcaktohen si bullgarë, mbetet vendim sovran i Maqedonisë së Veriut, por plotësimi i saj nevojitet që të mbahet momentumi në negociata. Bëhet fjalë për vendim që nuk varet nga asnjë tjerët përveç prej juve”, tha Gir.
Auroambasadori tha se me integrimin në BE, nuk humbet identiteti kombëtar.
“Edhe një herë më lejoni që të sqarojë se inregrimi në BE në asnjë mënyrë nuk e merr gjuhën e juaj ose identitetin kombëtar. Marrëveshja paradokohe e nënshkruar me FRONTEKS-in është dëshmi për këtë. Sjell siguri për kufijtë e juaj”, tha Gir.
Ai përsëriti se edhe ky vit nuk do të jetë i zakonshëm për Evropën, për Ballkanin Perëndimor dhe për Maqedoninë e Veriut dhe me këtë rast i uroi Maqedonisë së Veriut për ndërmarrjen e kryesimit me OSBE-në.
“Megjithatë, lufta ruse kundër Ukrainës ka krijuar edhe sfida të mëdha për neve, posaçërisht në pjesën e energjisë, në furnizimin me ushqim, duke shkaktuar rritje të madhe të çmimeve të energjensave dhe të ushqimit dhe të gjithë punojmë aktivisht në kontrollimin e situatës së tillë”, tha euroambasadori.
Në vitin 2022 ngjarjet në Ukrainë janë reflektuar në tërë rajonin, shtoi Gir, me atë që kanë hedhur dritë të madhe mbi atë që ne shumë e çmojmë, më së shumti e çmojmë, e ajo është paqja, demokracia, liria, bashkpoiunimi ndërkombëtar dhe përparimi përmes multilateralizmit të bazuar në sistemin ndërkombëtar, e jo doktrina e asaj se kush është më i fuqishëm çdoherë ka të drejtë.