GazetaMax
Lajme

Avokati i Daravellskit kërkon përsëritjen e procedurës

Shkup, 11 janar – Për shkak të aktvendimit të marrë në mungesë, avokati i Dragan Daravellskit ka kërkuar përsëritjen e procedurës, njoftoi sot Gjykata Themelore Penale Shkup.

“Konform kërkesës është formuar lëndë para Këshillit penal kompetent për procedurë të mëtutjeshme. Këshilli lidhur me kërkesën, konform me kompetencat ligjore, fillimisht do t’i drejtohet institucionit ku ai vuan dënimin me burgim, ndërsa më pas lëndën do ta dërgojë për mendim në Prokurorinë Themelore Publike. Pas kompletimit të dosjeve, Këshilli do të caktojë seancën dhe pas vendimit do të njoftohen menjëherë palët dhe publiku”, sqarojnë nga Gjykata.

Nga Gjykata Penale njoftojnë se vjetërsimi i mundshëm i ekzekutimit të sanksionit, gjegjësisht vjetërsimin e ndjekjes penale e përcakton Gjykata sipas vendbanimit të fundit të të dënuarit, gjegjësisht Gjykata Themelore në Kumanovë, ndërsa lidhur me vjetërsimin e ndjekjes penale vendos Gjykata Themelore Penale Shkup gjatë procedurës eventuale të ripërsëritur.

Ish drejtori i Doganave, Dragan Daravellski u dënua në mungesë në vitin 2007 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Sipas aktvendimit, ai e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 2.5 milionë euro në periudhën e vitit 1999-2002. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij pasi ai u arratis në Serbi. Daravellski u arrestua në Beograd në vitin 2016 me urdhër të autoriteteve maqedonase, por më pas autoritetet serbe nuk e ekstraduan, pasi kishte nënshtetësi serbe. Ai është arrestuar dje në vendkalimin kufitar “Tabanoc”.

Related posts

Valbona Adili Emini u zgjodh për kryetare e Forumit të Lëvizjes Besa në Kërçovë

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të shqyrtohen propozimet e VMRO

Gazetamax.mk

Myftiu i shkupit Ismaili pret në takim Prof. Dr. Ines Murzaku profesoreshë në Universitetin “Seton Hall” të New-Jersey-t

Gazetamax.mk