GazetaMax
Lajme

Mariçiq: Maqedonia e Veriut e ka Greqinë si partner dhe mbështetës të fortë në rrugën evropiane

Shkup, 11 janar – Maqedonia e Veriut e ka Greqinë partner dhe mbështetës të fortë në rrugën evropiane, ka shkruar në Fejsbuk zëvendëskryeministri i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, pas takimit në Athinë me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis.

Mariçiq theksoi se kanë pasur një takim domethënës dhe kuptimplotë dhe kanë diskutuar për tema të rëndësishme për të dyja vendet, si dhe për zhvillimet në rajon.

“Vizita e sotme është edhe një konfirmim i ekzistimit të vullnetit të mirë politik dhe potencialit për bashkëpunim të ndërsjellë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike dhe projekteve të reja infrastrukturore që do të rrisin lëvizshmërinë e qytetarëve tanë, siç është hapja e pikës kufitare Markova Noga që besojmë se do të ketë realizim të suksesshëm dhe hapje të shpejtë dhe efikase”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.

Ai shtoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mbështetja nga Greqia “hapin hapësirë ​​për t’u fokusuar dhe biseduar për të ardhmen evropiane dhe integrimin evropian të Maqedonisë”.

Shefi alternativ i diplomacisë greke ka shkruar në Tuiter se “Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është e lidhur me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës”.

Related posts

“Lëmshi” opozitar shqiptaro-maqedonas për gjuhën shqipe në uniformat e policisë

Gazetamax.mk

Bekteshi: Nuk do të lejojmë që kriza të jetë në kurriz të qytetarëve

Gazetamax.mk

Mediat maqedonase bëjnë fushatë kundër për shkak se një shqiptar udhëheq me OSBE-në

Gazetamax.mk