GazetaMax
Lajme

BB e korrigjon në 2.4 për qind rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2023

Shkup, 12 janar – Banka Botërore në Raportin e fundit për perspektivat ekonomike globale parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut prej 2.4 për qind këtë vit, që është 0.7 pikë përqindje më pak sesa projeksioni i publikuar në qershor të vitit të kaluar.

Projeksioni i Qeverisë për rritjen ekonomike të vendit për këtë vit është 2.9 për qind.

BB ka një revizion në rënie edhe të projeksionit për BPV-së maqedonase për vitin 2024, kur parashikon që ai të arrijë në 2.7 për qind, përkatësisht korrigjimi në rënie është 0.5 pikë përqindje.

Analizat e BB-së tregojnë se Maqedonia e Veriut e ka mbyllur vitin 2022 me një rritje prej 2.1 për qind.

Nga vendet e rajonit, Banka Botërore parashikon rritje prej 0.8 për qind në Kroaci, 1.7 për qind në Bullgari, 2.2 për qind në Shqipëri dhe 2.3 për qind në Serbi, ndërsa ekonomitë e Bosnjë e Hercegovinës do të kenë një rritje më të lartë se ajo e jona prej 2.5, e Malit të Zi 3.4 për qind dhe e Kosovës nga 3.7 për qind.

Siç thuhet në raportin e Bankës Botërore, në Ballkanin Perëndimor parashikohet një rritje prej 2.5 përqindëve në vitin 2023, kundrejt 3.1 për qind të parashikuar fillimisht.

Theksohet se reformat e anëtarësimit dhe investimeve në BE i zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve, si dhe shtrembërimet e flukseve të tregtisë dhe investimeve dhe rrjedhjet nga ngadalësimi i eurozonës. Megjithatë, BB thekson se ka pasiguri të konsiderueshme politike nga mbylljet parlamentare që do të lejonin një vonesë në zbatimin e reformave dhe në këtë mënyrë parandalimin e përthithjes efikase të fondeve përkatëse për Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Zjarr në afërsi të Kombinatit të Duhanit, po digjen barakat e vjetra

Gazetamax.mk

Kërkesa e Britanisë së Madhe që krahas Ukrainës edhe Ballkani Perëndimor të ketë mbështetjen për mbrojtje nga Rusia, flasin ekspertët

Gazetamax.mk

AKK gati ta verifikojë edhe pasurinë e mjekëve dhe profesorëve

Gazetamax.mk