GazetaMax
Lajme

Angellovska-Bezhoska: Prioriteti i bankave qendrore është sigurimi i stabilitetit afatmesëm të çmimeve

Shkup, 13 janar – Bankat qendrore duhet të qëndrojnë konsekuente në detyrën e tyre dhe të sigurojnë stabilitet afatmesëm të çmimeve, e me këtë edhe stabilitet makroekonomik. Projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare janë se në kuadrin global, pas rritjes së lartë të inflacionit vitin e kaluar, këtë vit do të ketë një ngadalësim gradual, pra inflacioni global nga rreth 10 për qind do të ngadalësohet në rreth 7 për qind. Në rajonin e EQJ-së, gjithashtu parashikohet ngadalësim i inflacionit në rreth 8 për qind, që është i ngjashëm me parashikimet për inflacionin në vendin tonë, tha Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në panel diskutimin në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), që e organizon “Euromani” në Vjenë, Austri.Angellovska-Bezhoska, siç informojnë nga Kabineti i Guvernatores, theksoi se rreziqet rreth projeksioneve janë në rritje dhe varen nga tre supozime kryesore: stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, vazhdimi i uljes së ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit dhe dhe dhe pritjet e inflacionit të stabilizohen.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska u drejtua në panelin “Politika monetare: stimujt fiskalë, frenat monetare – ballafaqimi me krizën”. Në panelin e diskutimit morën pjesë Guvernatori i Bankës Qendrore të Gjeorgjisë, Koba Gvenetaxhe, Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko dhe Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Hungarisë, Mihali Patai. Paneli i diskutimit, siç theksohet, u fokusua në sfidat aktuale për bankat qendrore të shkaktuara nga inflacioni gjithnjë e më i lartë në nivel global, koordinimi i politikave fiskale dhe monetare dhe drejtimet e tyre gjatë krizës aktuale.
Në kuadër të Forumit, guvernatorja zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe takime me disa investitorë institucionalë ndërkombëtarë.

Forumi i EQL-së, në të cilin mori pjesë guvernatorja, është vendosur gjatë 28 viteve të fundit si një ngjarje ku pjesëmarrësit e tregut financiar të interesuar në rajon mund të shkëmbejnë ide dhe pritshmëri rreth drejtimeve për ekonominë e EQL-së. Në këtë forum tradicionalisht marrin pjesë politikëbërës, përkatësisht guvernatorët e bankave qendrore, ministra të financave, drejtues të institucioneve financiare, por edhe investitorë.

Takimi këtë vit po zhvillohet në kuadër të presioneve globale inflacioniste, turbulencave gjeopolitike në Evropë dhe krizës energjetike, të cilat kanë ndikim në rajonin e EQL-së. Prej aty, pjesëmarrësit debatojnë tema që lidhen me sigurinë energjetike, zhvillimet në Ukrainë, sektorin bankar rajonal në kontekstin aktual dhe politikën monetare

Related posts

Reagim i VMRO për qëndrimet e deklaruara të Arsovskës

Gazetamax.mk

Dimitrov: Koha që Bosnja dhe Hercegovina të marrë statusin e kandidatit për në BE

Gazetamax.mk

Spasovski: Bashkëpunimi operativ efikas me EUROPOL-in vazhdon edhe në periudhën e ardhshme

Prej sot fillon aplikimi elektronik për regjistrim në shkollat e mesme

Gazetamax.mk

VMRO kerkon ndryshime ne BDI

Gazetamax.mk

Ibraimi: Nëse s’ka kompromis për ndryshimet kushtetuese, ndikimi rus do të rritet

Gazetamax.mk