GazetaMax
Lajme

Lënda “Target Fortesa”/ Jankullovskës i vjetërsohet lënda pas 20 viteve

Shkup, 13 janar – Lënda “Target – Fortesa” e cila ka të bëjë me përgjimin dhe shkatërrimin e pajisjes, nuk ka dënime të njejta për çdo të akuzuar. Konkretisht, për ish ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, kjo vepër ka gjasa të vjetërsohet madje pas 20 viteve, përshkak se ajo është e akuzuar me aktakuzë sipas së cilës vepra vjetërsohet në afat më të gjatë, informon Zhurnal.

Vllatko Ilievski, avokat i Jankullovskës, për Republika sqarohet se Gordana është e dënuar sipas nenit 353 ku vjetërsimi i kësaj vepre hyn në fuqi pas 20 viteve dhe nuk e ka të qartë pse ajo dhe të akuzuarit e tjerë në këtë vepër nuk janë dënuar njëlloj.

“Për një pjesë të të akuzuarve në këtë rast ekziston rrezik për vjetërsim, por kjo nuk vlenë për të gjithë. Gordana është e akuzuar sipas nenit 353 ku vjetërsimi është pas 20 viteve. Duhet dikush të pyetë Prokurorinë në këtë lëndë që ka të bëjë me përgjimin, pse kanë lejuar që dikush të akuzohet me propozim akuzë për të cilin vepra vjetërsohet në afat më të shkurtër. Pse të amnestohet prokuroria nga kjo”, pyet Ilievski.

Përndryshe Gjykata e Apelit së fundmi e ka kthyer këtë lëndë në rigjykim ndërsa këshilli gjyqësor ka konstatuar se lënda ka qëndruar në sirtar për kohë të gjatë pa arsye./Zhurnal.mk

Related posts

Nikolloski: Me ribalancin e Buxhetit përmirësohet standardi dhe kushtet e jetesës së qytetarëve

Gazetamax.mk

A mund të ketë mini-rekonstruim të Qeverisë? Pritet zëvendësimi i 4 ministrave !?

Gazetamax.mk

Në shkollat e Tetovës angazhohen 36 asistentë

Gazetamax.mk