GazetaMax
Lajme

Presidenti Pendarovski në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Presidenti Stevo Pendarovski nga sot do të marrë pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, i cili po mbahet në Davos të Zvicrës.

Presidenti Pendarovski sot është paraparë të marrë pjesë dhe të flasë në panelin “Në mbrojtje të Evropës”, i cili fillon në ora 08:30, në të cilin do të marrin pjesë edhe presidentët e Polonisë Andzhej Duda dhe Lituanisë Gitanas Nauseda, ministri i Punëve të Jashtme të BE-së dhe Bashkëpunimit i Spanjës Hoze Manuel Alvarez Bueno dhe udhëheqësja e Forcave Demokratike të Bjellorusisë Svetlana Tihanovskaja, njoftoi zyra e shefit të shtetit.

Sesioni “Në mbrojtje të Evropës” mund të ndiqet drejtpërdrejtë në: https://www.weforum.org/event_player/a0P68000000ZvnvEAC/sessions/a0W68000007EnWyEAK?locale=en&lang=English&theme=light

Në kuadër të forumit në Davos, presidenti Pendarovski do të marrë pjesë edhe në sesionin “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, ku do të ketë disa takime bilaterale me pjesëmarrësit e forumit.

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i titulluar “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, zhvillohet nga data 16 deri më 20 janar 2023 dhe marrin pjesë liderë nga politika, biznesi dhe shoqëria civile për të debatuar gjendjen e botës dhe prioritetet për vitin në vazhdim

Related posts

Taravari priti ambasadorin e ri të OSBE-së

Gazetamax.mk

Seanca e 112 e Qeverisë, ja vendimet

Gazetamax.mk

Trençevska dhe Nedellkov, takim të ri për pagat e punonjësve në kopshte

Gazetamax.mk