GazetaMax
Lajme

Kryetari Gashi takon ambasadoren e ShBA-së, diskutohet propozimi i AAA-së për korrupsionin politik

Shkup, 19 janar – Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, u takua sot me ES ambasadoren Angela P. Aggelar.

Kryetari Gashi dhe Ambasadorja Aggelar u pajtuan bashkërisht se ndajnë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.

Ata riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës.

Biseduan për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Të dy palët u pajtuan se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahin rrugën drejt BE-së dhe të vendosin qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë.

Kryetari Afrim Gashi prezantoi nismën e AlternAtivA-s për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën. Kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë. Kryetari Gashi kërkoi mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik.

Related posts

Shtabi i Krizës – Qendër nesër do të diskutojë për mbeturinat dhe pasojat e zjarrit në “Treskë”

Gazetamax.mk

Së shpejti seanca e komisionit për bashkëpunim tregtaro-ekonomik mes RMV-së dhe Kazakistanit

Gazetamax.mk

Universiteti i Tetovës ndau 113 bursa për studentët ekselentë

Gazetamax.mk