GazetaMax
Lajme

Taravari: Askush nga ndërkombëtarët nuk na ka thënë të hyjmë në qeveri

Shkup, 21 Janar – I pyetur nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari ishte decid. Ai mohoti këto zëra e madje u shpreh se askush, qoftë edhe faktor ndërkombëtar, nuk mund të përzihen në punët e brendshme të partisë që ai drejton.

“Absolutisht jo. S’ka të drejtë askush, as Kosova, as Shqipëria, as faktori ndërkombëtar të përzihet në veprimet e ASH-së, por na kanë treguar gjërat të cilat i përkrahin. Për shembull se duhet me çdo kusht ta ndihmojmë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Taravari.

Këto komente, Taravari i bëri para fillimit të Kuvendit të partisë, ku pritet të zgjidhen organet partiake dhe të diskutohet për nevojën e hyrjes së kësaj partie në qeveri.

Related posts

Kinë: PBB-ja shënon rritje 5.5 %, ekonomia kombëtare mëkëmbet

Gazeta Max

Poliklinika në Saraj/ Bexheti: Ishte premtim i ynë dhe pikë prioritare

Gazeta Max

Tetova po ZHVILLOHET – prandaj po sulmohet

Gazeta Max