GazetaMax
Lajme

Shaqiri: Shkollat me energji të subvencionuar

Shkup, 22 Janar – Mësonjtoret e ftohta dhe faturat e larta të energjisë elektrike për shkollat do të mbeten në të kaluarën. Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë me rrymë të subvencionuar, ndërsa afati i shkollave për të aplikuar për këtë mundësi skadoi të premten, thonë nga  sektori i energjetikës në kaudër të Qeverisë.  Nga ky sektor disa herë rradhazi  u bënë thirrje shkollave të mos lëshojnë afatin ligjor për aplikim, por sa në të vërtetë  shkollat e shfytëzuan  këtë ofertë. Për këtë çështje TVM 2 kërkoi sqarim nga numri një i dikaserit të Arsimit Jeton Shaqiri, i cili potencoi se të gjitha shkollat kanë përfunduar me aplikimin për furnizim me energji elektrike të lirë.

“Gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 23 janar të hënën dhe të gjithë shkollat besoj se kanë bërë përgaditjen për një fillim të suksesshëm të gjysmëvjetorit të dytë . Të gjitha shkollat në fazën e dytë aplikaun dhe jam i bindur që të gjithë kanë kompetuar procedurën e aplikimt për tarifën më të lirë të rrymës elektrike.” – tha Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Gjatë pushimit dimëror  shkolla e mesme e Sarajit ka kursyer në maksimum energjinë. Por nga drejtoria potencojnë se  me këtë mundësi ligjore që ofrohet faturat e energjisë elektrike do të jenë dyfish më të  lira.

“Ne si shkollë por edhe shkollat tjera e kemi kryer këtë obligim nga muaji i dymëdhjetë i vitit të kaluar kemi konkuruar përsëri konkurojmë në çdo afat dhe e shfrytëzojmë këtë mundësi. Besoj se secila shkollë i ka specifikat e  veta dhe  drejtorët e dinë se lehtësimi është i madh mos të themi 50 përqind prej rrymës elektrike e kursejmë” – deklaroi Drejtori i SH.M.Q.SH – Saraj, Bedri Gjureci.

Energjia elektrike e subvencionuar do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti.

Sipas vendimit të Qeverisë energjia e subvencionuar për shkollat fillore dhe të mesme  do të jetë me çmim prej 95 euro për megavat orë.

Related posts

Ulet dukshmëria për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Gazetamax.mk

Familjarët e viktimave në Llaskarcë kërkojnë aktvendim sa më të shpejtë nga Gjykata

Gazetamax.mk

Ulje e çmimeve të vajit dhe bukës

Gazetamax.mk