Friday, April 17, 2026

Lajmi në kohë reale

“Tingujt e kozmosit” – libri i parë i Sabri Azirit

Mbrëmë, në një atmosferë të veçantë mes miqsh dhe dashamirësish të fjalës, u promovua libri i parë i autorit Sabri Aziri, “Tingujt e kozmosit”, një përmbledhje thëniesh dhe mendimesh që burojnë nga reflektime personale.

Në këtë rrugëtim të parë letrar të autorit nuk mungoi mbështetja e miqve dhe bashkëpunëtorëve. Të pranishëm në promovim ishin edhe Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, të cilët ndanë kënaqësinë e këtij momenti me autorin.

Libri, i ndërtuar mbi thënie personale dhe reflektime të thella, sjell një qasje të ndjeshme ndaj përjetimeve njerëzore dhe botëkuptimit bashkëkohor.

Ngjarje të tilla dëshmojnë rëndësinë e mbështetjes së artit dhe fjalës së shkruar, si elemente që kontribuojnë në zhvillimin kulturor dhe intelektual.

https://www.facebook.com/share/p/1CP7Bx4Qtq/

Latest Posts

Mos e humb lajmin