GazetaMax
Ballina

Njihuni me talentin Arber Beqiri, kêngën e parë e këndon në shqip e gjermanisht

Një tjetër talent që duket se do të arrijë shumë jo vetëm në skenën shqiptare por edhe atë të huaj. Ky është këngëtari i ri Arber Beqiri i cili jeton në Essen në Gjermani por me origjinë është nga Prishtina, Kosova. Ai sapo ka lansuar një super projekt ky na tregon se është kënga e tij e parë dhe vjen e kënduar nga ai në shqip dhe gjermanisht. Kënga që quhet “Nie Wieder” ( Kurrê më) është realizuar nga vetë Arbëri me ndihmën e një bashkëpunëtori gjerman që quhet Mue, dhe në studion e tij është regjistruar kënga. Si duket ai i ka synimet e qarta që megjithëse e ka nisur muzikën si qef dhe pasion një ditë mund të jetë dhe profesion, ndërsa ka dëshirë që muzika e tij të dëgjohet edhe në Zvicër, Gjermani, e patjetër në Kosovë, Shqipëri e kudo ku ka shqiptarë. Ne mësojmë se familja dhe shoqëria janë gjithmonë përkrahësit e mëdhenj të tij, e në të ardhmen do të donte tê kishte një bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar e nëse po ky do të ishte artisti Ermal Fejzullahu. Mê poshtë ju mund të klikoni e ndiqni këngën e tij.

Related posts

Pas 23 vitesh luftëtarit të UÇK-së i hiqen copëzat e eksplozivit

Gazeta Max

Gjërat që gratë i bëjnë në fshehtësi të plotë

Gazeta Max

Shpati një baba i përkushtuar, bënë dedikimin e ëmbël për të birin

Gazeta Max