GazetaMax
LAJME

26 vite nga vdekja e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit/ Ahmeti: Veprimtaria e tyre, shkëndijë e pavdekshme trimërie

Shkup, 31 Janar – Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit i ka përkujtuar duke thënë se në guximin dhe vendosshmërinë e tyre ka fillet e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pushkët e tyre do të bëheshin kushtrim lirie që do të ngrinte në këmbë breza të tërë në shërbim të idealit kombëtar të lirisë, shkruan Ahmeti.

Të rritur që në vegjëli në frymën e atdhedashurisë nëpër odat e burrërisë, në zemrat e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit do të ndizej flakadani i lirisë, drejtësisë dhe veprimit për çlirimin e vendlindjes nga kthetrat e okupimit.

Në guximin dhe vendosshmërinë e tyre ka fillet e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pushkët e tyre do të bëheshin kushtrim lirie që do të ngrinte në këmbë breza të tërë në shërbim të idealit kombëtar të lirisë.

26 vjet më parë ranë fizikisht, por veprimtaria e tyre është shkëndijë e pavdekshme trimërie në ndërgjegjen e kombit, është shembulli më i mirë se si duhet atdheu dhe mbi gjakun e tyre qëndrojnë sot themelet e shtetit të pavarur të Kosovës.

Lavdi e përjetshme heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/725541195606672

Related posts

Grubi “citon” Ollbrajt: Ka vend special në ferr për burrat që nuk i ndihmojnë gratë

e-max

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

e-max

Kurti uron Ylfete Fanajt pas emërimit si këshilltare qeveritare në Zvicër

e-max