GazetaMax
Lajme

Taravari priti ambasadorin e ri të OSBE-së

Shkup, 31 janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari priti Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Kilian Uahl

“I urova ambasadorit sukses në përmbushjen e prioriteteve të tij gjatë mandatit të sapofilluar dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani me Zyrën OSBE-së në Shkup, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendin në fusha kyçe siç janë shteti i së drejtës, demokratizimi dhe të drejtat e njeriut”, theksoi Taravari.

Me Ambasadorin Uahl, si një njohës i shkëlqyer i rajonit, në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend dhe në Ballkanin Perëndimor, duke u dakorduar se duhet rritur përpjekjet për të garantuar stabilitet politik dhe reforma të përshpejtuara në kuadër të proceseve integruese evropiane, si e vetmja alternativë e vendit dhe rajonit.

Kryetari Taravari shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin e suksesshëm me misionin e OSBE-së, sidomos tani kur Maqedonia e Veriut kryeson me këtë organizatë, roli i së cilës është më se relevant në promovimin e sigurisë dhe demokracisë në këtë fazë delikate për kontinentin evropian.

Related posts

Pas takimit me OEMVP, Osmani shpalos shtyllën e dytë të programit të tij, që ka të bëjë me ekonominë

Gazetamax.mk

Jahti i Abramovichit që kushton 545 milionë euro, përfundon në Shqipëri

Gazetamax.mk

Qyteti i Ohrit është mbushur plot për Vitin e Ri

Gazetamax.mk
Lajme

Taravari priti ambasadorin e ri të OSBE-së

Shkup, 31 janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari priti Ambasadorin e ri të OSBE-së në vendin tonë, Kilian Uahl

“I urova ambasadorit sukses në përmbushjen e prioriteteve të tij gjatë mandatit të sapofilluar dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani me Zyrën OSBE-së në Shkup, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendin në fusha kyçe siç janë shteti i së drejtës, demokratizimi dhe të drejtat e njeriut”, theksoi Taravari.

Me Ambasadorin Uahl, si një njohës i shkëlqyer i rajonit, në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend dhe në Ballkanin Perëndimor, duke u dakorduar se duhet rritur përpjekjet për të garantuar stabilitet politik dhe reforma të përshpejtuara në kuadër të proceseve integruese evropiane, si e vetmja alternativë e vendit dhe rajonit.

Kryetari Taravari shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin e suksesshëm me misionin e OSBE-së, sidomos tani kur Maqedonia e Veriut kryeson me këtë organizatë, roli i së cilës është më se relevant në promovimin e sigurisë dhe demokracisë në këtë fazë delikate për kontinentin evropian.

Related posts

Çfarë shërbime të reja hapen me ligjin e ri për shërbimet e pagesave?

Gazetamax.mk

Kaq gjoba u shqiptuan dje në Shkup

Gazetamax.mk

Nesër pa rrymë do të jenë banorët dhe objektet në disa komuna

Gazetamax.mk