GazetaMax
Lajme

Përfundon sezoni i gjuetisë në parkun kombëtar Mali Sharr, nuk ka përhapje të murtajës afrikane te derrat

Tetovë, 31 janar – Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, nuk ka sëmundje të murtajës afrikane te derrat e egër që janë gjuajtur sipas marrëveshjes me kompanitë e gjuetisë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së asaj sëmundje në zonën e mbrojtur malore. Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr rikujton se gjuetia atje është plotësisht e ndaluar, dhe marrëveshja me shoqatat e gjuetisë për të a.q. gjuetia sanitare vlen vetëm për një periudhë të caktuar për të eliminuar sëmundjen.

“Sot, me datë 31.01.2023, skadon vlefshmëria e Vendimit dhe marrëveshjeve për bashkëpunim të cilat Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr i lidhi me shoqatat gjuetare Kuçi Baba, Shqiponja e Sharrit, Mali Sharr dhe Luboten me qëllim të ndërmarrjes së masave në lidhje me përhapjen e murtajës afrikane te derrat. Marrëveshjet u lidhën në bazë të Vendimit për lejimin e gjuetisë së gjahut nën mbrojtjen dhe masave të ndërmarra nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në lidhje me përhapjen e murtajës afrikane te derrat, e sjellë nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave nr.50-8629/1 të datës 30.08.2022 vitit dhe Vendimit të AUV-së për kontroll dhe masa mbrojtëse në lidhje me sëmundjen e murtajës afrikane te derrat nr.10-2257/2 të datës 03.08.2022 vit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij vendimi”, bëhet e ditur në njoftim.

Në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është e ndaluar gjuetia e kafshëve të egra dhe është e ndaluar lëvizja e personave me pushkë dhe mjete tjera për gjueti.

“Mosrespektimi dhe shkelja e ligjeve dhe rregullave do të sanksionohet sipas dispozitave ligjore pozitive”, porosisin nga IP Mali Sharr.

Gjuetia e paligjshme është e dënueshme me nenin 228 të KP të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Tre persona, mes tyre një nga Maqedonia, gjenden të vrarë në qese plastike në Bolivi

Gazeta Max

Si filloi lufta para 21 viteve në Tetovë

Gazeta Max

Rumania ofroi mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna, përse nuk e bën këtë edhe Maqedonia e Veriut?

Gazeta Max