GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Po ristrukturojmë ekonominë, kemi mbështetur 433 kompani nga industria përpunuese

Shkup, 2 shkurt – Ristrukturimi i ekonomisë sonë është një sfidë të cilës kjo Qeveri iu qas dhe po punon me sukses dhe me krenari mund të them se ky proces tashmë ka filluar dhe po ecën në drejtimin e duhur, me ç’rast vetëm vitin e kaluar kemi 560 milionë euro investime të huaja dhe qindra kompani vendore të mbështetura, tha Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”.

Në fillim të panelit, zëvendëskryeministri Bytyqi përkujtoi se Plani për Rritje Ekonomike është një masë që kjo Qeveri e ka vendosur me një komponent zhvillimor afatmesëm dhe që ndikon në ndryshimin dhe ristrukturimin e ekonomisë sonë.

“Vitin e kaluar kemi pasur një rritje eksponenciale të numrit të kompanive të mbështetura në varësi të vitit 2021 ose 107 për qind më shumë kompani të mbështetura ose vitin e kaluar janë mbështetur 433 kompani në sektorin e prodhimit. Mbështetja e përgjithshme e dhënë në bazë të mekanizmave të ndryshëm është mbi 45 milionë euro. Për herë të parë, nëpërmjet Planit të Rritjes Ekonomike në vend që të mbështesim investimet vetëm të investimeve të huaja, filluam të mbështesim të gjitha llojet e investimeve, pavarësisht nëse janë vendase apo të huaja dhe sot me krenari mund të them se ne vërtet kemi çka të tregojmë për rezultatin e kësaj politike të ndryshuar. Kjo tregon se Qeveria nuk është e fokusuar vetëm në një nga parametrat në ekonomi, gjegjësisht rritjen e PBB-së si kategori makroekonomike, por me rëndësi është nëse do të mbështeten kompanitë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Sipas tij, mbështetja në sektorin e prodhimit në 5 vitet e fundit ka ndryshuar ndjeshëm të gjithë strukturën, ku përkundër faktit që flitet për mbështetje për kompanitë dhe mbështetje për ekonominë, përqindja e mbështetjes në kërkim dhe zhvillim në mesin e kompanive është gjithashtu dukshëm në rritje. Një nga sfidat vazhdon të jetë zvogëlimi i boshllëkut ndërmjet rajoneve brenda vendit, ndërsa shifrat tregojnë se investimet jashtë rajonit të Shkupit po rriten vit pas viti.

“Puna e tretë sistematike që kemi vendosur në politikat për zhvillim dhe ndryshim të ekonomisë është segmenti i masave dhe politikave ekonomike për të ndikuar në zhvillimin e balancuar rajonal në krahasim me krijimin e politikave ekonomike që thellojnë hendekun në rajone, krijimi i politikave që shtypin dhe reduktojnë atë hendekun mes rajoneve”, tha Bytyqi

Së fundmi, që është një hyrje në ristrukturimin e ekonomisë, zëvendëskryeministri theksoi qasjen e tërheqjes së investimeve të huaja.

“Po dëgjoj zëra nëse dimë të tërheqim edhe investime të huaja. Unë do të përgjigjem me një përgjigje të thjeshtë dhe ajo është se po, ne e dimë mirë se si do të tërhiqen investimet sepse shifrat po tregojnë. Vitin e kaluar, sipas bankës qendrore, kemi pasur 560 milionë euro investime të huaja dhe ajo që më gëzon është se ne përdorim 0 mjete të qytetarëve tanë për ta promovuar. Ekziston një thënie në anglisht, “mënyra më e mirë për të promovuar është të inkurajosh kompanitë për të investuar është fjala e mirë e gojës. Kjo është ajo që ne bëjmë“, tha Bytyqi.

Related posts

Promovohet objekti i 78 i renovuar i policisë, Bushi bashkë me Kovaçevskin dhe Spasovskin sot në Gazi Babë

Gazetamax.mk

Prindërit kundër sindikatës së arsimit dhe vazhdimit të grevës

Gazetamax.mk

Alternativa takim me degën në Tetovë

Gazetamax.mk