GazetaMax
Lajme

Zgjidhja gjeniale e Bekim Salit: I japim spitalet e vjetra, ndërtojmë të reja me 0 harxhime

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, shpalosi për herë të parë sonte në TV21 projektin e tij për ndërtimin e spitaleve të reja në gjithë Maqedoninë e Veriut, të cilat do të zëvendësojnë të vjetrat. Ai tha se vizioni i tij parashikon ndërtimin e Qendrës së re Klinike dhe disa spitale të reja nëpër qytete, pa shpenzuar asnjë denar nga buxheti i shtetit dhe xhepi i qytetarëve. Bëhet fjalë për investime rreth 1 miliardë euro.

Ai tha se, sipas vlerësimeve, prona e shtetit ku qëndrojnë institucionet e vjetra shëndetësore vlen më shumë se sa shpenzimet eventuale për ndërtimin e spitaleve të reja. Prandaj, ideja e tij është që prona aktuale t’u afrohet investitorëve privatë, të cilët në këmbim do të obligohen të ndërtojnë spitale të reja në lokacion tjetër.

“Kam pasur takim me Odën Ekonomike, ata thanë se ka shumë të interesuar për një projekt të tillë. Madje menjëherë kishte të interesuar afaristë nga Struga dhe Ohri për spitalin mes këtyre qyteteve”, tha Sali.

Moderatori Fatmir Aliu aludoi se Bekim Sali mund t’ia shoh sherrin këtij projekti, pasi mund të ketë dikush që nuk dëshiron që Bekim Sali dhe AlternAtivA të realizojnë një projekt kaq të madh.

Related posts

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazeta Max

Zekiri dëshmoi kundër Rashkovskit: Qeveria nuk mundet të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi (video)

Gazeta Max

Drejtori Sulejmani vizitoi Objektin e ri të Zyrës së vendit në komunën e Zhelinës

Gazeta Max