GazetaMax
Lifestyle

Sindroma e Guillain-Barré-it, simptomat, diagnoza, shërimi

Sindroma Guillain-Barré-it është formë akute e polineuropatisë që krijon përkeqësim të vrullshëm të dobësimit muskulor, që ndonjëherë çon deri në paralizë.

Shkaktari i supozuar është reaksioni autoimun – sistemi imunologjik i organizmit sulmon mbështjellësin e palcës së kurrizit.

Te rreth 80% e njerëzve simptomat fillojnë 5 ditë deri në 3 javë pas infeksionit të butë, ndërhyrjes kirurgjikale apo vaksinimit.

Simptomat

Sindroma e Guillain-Barré-it zakonisht fillon me dobësim, mpirje dhe humbje të ndjenjës në vëllimin e këmbëve, dhe pastaj avancon lart në drejtim të duarve.

Simptoma më e dallueshme është dobësimi. Te 90% e njerëzve me sindromën e Guillain-Barré-it dobësimi është më i rëndë brenda 2 deri 3 javësh.

Te 5 deri në 10% muskujt të cilët mbështesin frymëmarrjen bëhen aq të dobët sa që është i nevojshëm respiratori. Rreth 10% kanë nevojë për ushqim intravenoz apo nëpërmjet gastrostomive (sonda e vendosur në lukth), sepse dobësohen muskujt e lëkurës dhe muskujt e gëlltitjes.

Nëse sëmundja është shumë e rëndë, shtypja e gjakut nuk është stabile ose personi mund të ketë punë të çrregullt të zemrës apo çrregullime të tjera të funksionit të sistemit nervor autoimun.

Një formë e sindromës së Guillain-Barré-it krijon grupin e pazakonshëm të simptomave për shkak të të cilave ndodhin paraliza e lëvizjes së syve, ecja e vështirësuar, ndërkaq reflekset normale humben.

Diagnoza

Meqenëse hulumtimet laboratorike nuk mund të diagnostikojnë specifikisht sindromën e Guillain-Barré-it, mjekët patjetër duhet të identifikojnë sëmundjen sipas mostrës së simptomave.

Analiza e lëngut cerebrospinal nga boshti kurrizor (merret me punktim lumbal), elektromiografia, hulumtimi i përçueshmërisë nervore dhe hulumtimi i gjakut bëhen kryesisht për t’u përjashtuar shkaktarët e tjerë të mundshëm të sëmundjes së rëndë.

Shërimi

Sindroma e Guillain-Barré-it është sëmundje shumë serioze e cila kërkon vendosje urgjente në spital, sepse mund të përkeqësohet shpejt. Është shumë i rëndësishëm caktimi i diagnozës, sepse sa më parë që fillohet shërimi i nevojshëm, mundësitë janë më të mëdha që rezultati të jetë i mirë.

Të sëmurët me kujdes mbikëqyren, kështu që, nëse është e nevojshme, mund t’u ndihmohet me frymëmarrje me respirator.

Infermieret marrin masa kujdesi që të mos zhvillohen dekubituset dhe lëndimet duke vendosur dyshekë të butë dhe duke rrotulluar të sëmurët në çdo 2 orë.

Për pengimin e shtangimit të muskujve dhe për mbrojtjen e funksionit të nyjave dhe muskujve është e rëndësishme terapia fizikale.

Një herë kur të caktohet diagnoza, shërimi i zgjedhur është plazmafereza, me të cilën nga gjaku filtrohen materiet toksike, apo infuzioni i globulinës autoimune.

Kortikosteroidet nuk rekomandohen më, sepse nuk kanë efekt të dëshmuar, por në të vërtet sëmundja mund të përkeqësohet.

Gjendja e njerëzve me sindromën eGuillain-Barré-it mund të përmirësohet vetvetiu, mirëpo përmirësimi pa shërim mund të zgjat shumë kohë.

Njerëzve të cilët fillojnë herët të shërohen, situata u përmirësohet shumë shpejt – fjala është për ditët ose javët. Pra, përmirësimi zgjat disa muaj, mirëpo shumica përmirësohen pothuajse tërësisht.

Rreth 30% (madje edhe përqindja më e madhe e fëmijëve të sëmurë) kanë dobësim edhe pas 3 vjetësh.

Pas këndelljes fillestare rreth 10% e njerëzve bëhen recidivë dhe te të cilët zhvillohet plineuropatia kronike recidive. Për atë formë të përhershme të sindromës së Guillain-Barré-it mund të jenë të dobishme imunoglobulinet dhe kortikostereoidet.

Ndihmojnë edhe plazmafereza dhe ilaçet të cilat vënë në lëvizje sistemin imunologjik.

Related posts

Reperi i njohur Stresi në studion shqiptare TECHPRO RECORDS në Romë

Gazetamax.mk

Profesori arbëresh, Mario Massaro, viziton Institutin Albanologjik

Gazetamax.mk

Çfarë të mirash i sjell organizmit ngrënia farave të lulediellit

Gazetamax.mk