Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se sistemi i mbrojtjes sociale me reformat nga viti 2019 është krijuar që të mund të absorbojë të gjithë qytetarët që janë në rrezik social, dhe se të njëjtat po japin rezultate.
Në intervistën për Radio Evra e Lirë, theksoi se numri i përfituesve të ndihmës së garantuar minimale në periudhën që nga fillimi i padеmsë deri më tani është rritur për 1.000 banorë, të cilët kanë humbur vendin e punës ose kanë humbur të ardhurat dhe janë gjetur në vështirësi.
Sa i përket masave të reja të Qeverisë, ndër të cilat përfituesit e ndihmës minimale marrin edhe 1.000 denarë shtesë për blerjen e produkteve ushqimore bazë, ministrja tha se përveç kësaj ndihme, kjo kategori e qytetarëve shfrytëzojnë edhe 1.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve të energjisë.