GazetaMax
Lajme

Një delegacion i Riksdagut suedez për vizitë pune në Kuvend

Shkup, 6 shkurt – Një delegacion i Grupit Drejtues për Zhvillim Demokratik i Riksdagut suedez sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të të cilës deputetët e të dyja vendeve do të shkëmbejnë përvoja për rolin e parlamentit në kontekst të integrimeve evropiane.

Siç është paralajmëruar në ueb faqen e Kuvendit, takimi do të fillojë me fjalimet hyrëse të Fadil Zendelit, kryetar i Grupit Drejtues dhe të Kenet G. Forsllund, nënkryetari i parë i Riksdagut suedez dhe nënkryetar i Grupit Drejtues.

Në agjendë janë shumë tema në të cilat do të debatojnë deputetët e parlamenteve të të dyja vendeve si angazhimi i të rinjve në politikë, barazia gjinore, situata aktuale politike në dy parlamentet.

Nesër do të mbahet diskutim në tryezën e rrumbullakët në dy grupe në temën “Kontrolli parlamentar”, gjegjësisht A zbatohet kontrolli parlamentar dhe mënyra e përmirësimit? dhe “Shqyrtimi i raporteve për punën e trupave rregullatorë dhe trupave të tjerë”. Në agjendë është edhe diskutimi në temën “Roli i parlamentit gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së analiza e parlamentit në procesin e skriningut (përvoja e Maqedonisë së Veriut).

Suedia është anëtare e BE-së nga 1 janari i vitit 1995 dhe është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së.

Related posts

Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Gazetamax.mk

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj pozitive

Gazetamax.mk

Nesër pa rrymë do të jenë banorët dhe objektet në disa komuna

Gazetamax.mk