Piloti portugez i KTM-së, Miguel Oliveira është fituesi i garës së dytë të Botërorit të MotoGP. Ai dominoi Çmimin e Madh të Indonezisë, që u zhvillua në kushte të vështira atmosferike.
Oliveira u tregua më i shpejtë në pistë të lagur, duke lënë pas Fabio Quartararo (Yamaha) dhe Yohann Zarco (Ducati Pramac).
“Profesori” portugez dha një leksion të vërtetë në shi, i cili pasi studioi për disa xhiro australianin Jack Miller, dhe parakaloi duke krijuar diferencë me të gjithë pilotët e tjerë.