GazetaMax
Lajme

Të gjitha alarmet e sotme për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe objekte janë të rreme, kontrollet kanë përfunduar

Shkup, 8 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sonte se të gjitha raportimet për mjete shpërthyese të vendosura që kanë mbërritur sot në adresat elektronike të 16 shkollave, disa qendrave tregtare dhe objekteve të tjera në Shkup janë të rreme.

“Në orën 19:10 janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme nga 16 shkolla të mesme dhe pesë objekte të tjera në Shkup pas marrjes së mesazheve në adresat elektronike me kërcënime për vendosje të mjeteve shpërthyese dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme”, citohet në kumtesë.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, theksojnë nga MPB-ja, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Sipas informacioneve të MPB-së, në SPB Shkup sot është raportuar se në adresat elektronike të disa shkollave të mesme, si dhe të RTVM-së, Qendrës Transportuese, QTQ, Xhevahir Siti, QT Ist Gejt, QT Siti Moll, kanë arritur alarme  për gjoja mjete shpërthyese të vendosura. Menjëherë pas raportimeve janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinave dhe kryerjen e kontrolleve antiterror. 

Related posts

Panik në Ukrainë, rrjedhje kimike nga një central pas sulmeve ruse

Gazetamax.mk

Presidenti Pendarovski u takua me deputetë të Parlamentit Evropian

Gazetamax.mk

SafeJournalists: Funksionarët e politikanët në Maqedoninë e Veriut të ndërpresin sjelljen joprofesionale ndaj gazetarëve

Gazetamax.mk