GazetaMax
Lajme

Trençevska: Për të folur për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, nevojiten politika të përshtatshme

Shkup, 9 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska së bashku me kryetaren e Komisionit për Mundësi të Barabarta Gordana Siljanovska – Davkova dhe kryetaren e Klubit të deputetëve Lolita Ristova hapën debatin e nëntë me radhë publik për projektligjin e ri për barazi gjinore, njoftojnë nga MPPS.

Në prani të deputetëve, përfaqësuesve të MPPS-së dhe Misionit të OSBE-së në vend, Trençevska në fjalën hyrëse theksoi se ky ligj është duke u përgatitur prej kohësh dhe është e një rëndësie të veçantë që të plotësohet në kohën e duhur dhe të krijohet një Sekretariat për mundësi të barabarta i cili do të promovojë dukshëm barazinë e burrave dhe grave në vend.

“Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta, Davkova, në fjalën e saj, iu referua kohës kur u miratua ligji i parë për mundësi të barabarta dhe theksoi se 17 vjet që nga ajo kohë, situata reale ka ndryshuar shumë dhe se vetëm kjo e imponon nevojën e miratimit të ligjit të ri”, informojnë nga MPPS.

Fjalët hyrëse i mbylli kryetarja e Klubit të deputetëve, Lolita Ristova, e cila e krahasoi draft tekstin që u propozua për herë të parë me versionin që u përgatit sot.

“Diskutimi për projektligjin ka qenë konstruktiv nga të gjitha palët e interesuara dhe janë theksuar kritikat e duhura, të cilat sipas ekspertëve të angazhuar nga OSBE-ja do të merren parasysh në përgatitjen e versionit përfundimtar të dokumentit”, theksojnë nga MPPS.

Related posts

Drejtori Rustemi inspekton punimet për pastrimin e kanaleve përgjatë Korridorit 8 dhe 10

Gazeta Max

Drejtori i N.P Kullosat, Bashkim Hasani vizitoi njësitë rajonale në Kumanovë dhe Shën. Nikollë

Gazeta Max

Zhurnal mëson / Bilall Kasami nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve

Gazeta Max