GazetaMax
Lajme

Ministri Sali me njoftim: Janë siguruar 140 milion denarë për “Trikafta”

Shkup, 9 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali me kumtim përmes rrjeteve sociale informoi se janë siguruar 140 plotësisht 140 milionë denarë për medikamentin “Trikafta”, dedikuar për mjekim të pacientëve me fibrozë cistike.

“Për 8 pacientë me fibrozë cistike janë siguruar mjete buxhetore për furnizim të medikamentit ‘Trikafta’. Bëhet fjalë për mjete buxhetore dedikuar për Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku shuma prej 563.504.040 denarëve rritet në 703.504.040 denarë, përkatësisht për 140.000.000 denarë më shumë”, shkroi Sali në kumtim.

Asociacioni për fibrozë cistike dje informoi se ka ndërruar jetë njëri prej pacientëve të sëmurë nga kjo sëmundje në vend.

“U shua një jetë – u shua një botë! Asociacioni për fibrozë cistike me pikëllim tejet të madh njofton se sot humbi një bashkëluftëtar të vet, i cili deri në frymën e fundit besontte se do ta presë terapinë e re me ‘trikafta’, shpresë të cilën së bashku me të e forconim me atomet e fundit, qindra pacientë në vend, kryeysisht fëmijë dhe të rinj me FC”, kumtuan nga Asociacioni në Fejsbuk.

Për këët shkak, siç cekën, “revolta e tyre, mllefi dhe tronditja janë jashtëzakonisht të mëdha”, posaçërisht për shkak se si Asociacion, medikamentin e kërkojnë prej vitit 2020 dhe vazhdimisht bëjnë thirrje për urgjencë të vendosjes së terapisë bashkëkohore modulare.

https://www.facebook.com/BekimSali.AlternAtivA/posts/pfbid034zBfqD5UzfffWYLuAUvJBXaPHvTfrzdxY2DDgg2GH4Up2virbm5ri1yRX8jAmeW1l

Related posts

Italia/ Fuqia e 7 e Botës, aty ku mediat të lënë vertetë pa gjumë

Gazetamax.mk

Po vijnë ndryshimet për energjinë elektrike/ Kush harxhon më shumë, më shtrenjtë do të paguajë

Gazetamax.mk

Maqedonia cak i luftës hibride për shkak të pozitës gjeostrategjike

Gazetamax.mk