Ideja për krijimin e Superligës Evropiane nuk ka vdekur, madje ajo po merr formë.
Tre klubet e vetme që i kanë qëndruar besnik këtij projekti, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi vazhdojnë të këmbëngulin në krijimin e një Superligës Evropiane dhe së fundmi raportohet se kanë kontaktuar më shumë se 50 klube që të bëhen pjesë e këtij projekti.
Siç bëhet me dije së fundmi, një version i ri është ngritur, në të cilin do të bëjë pjesë 60 deri në 80 klube, me jo të njëjtit pjesëtarë dhe me një minimum prej 14 ndeshjesh për skuadër në sezon.
Kjo vjen pas një përplasje të vazhdueshme që Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë pasur me UEFA-n, me A22 (kompania që do të financojë Superligën Evropiane) që kërkon të zëvendësohet Liga e Kampionëve.
Ende nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo Super Ligë, teksa ende nuk dihet nëse klubet e propozuara kanë pranuar ose jo të jenë pjesë e këtij formati.
Pikat kryesore janë se do të jenë nga 60 deri në 80 ekipe pjesëmarrëse në një garë multidivizionale.
Nuk do të ketë antëtarë të përhershëm në Superligën evropiane si dhe secila skuadër pjesëmarrëse do të luaj minimi 14 ndeshje brenda një sezoni.