GazetaMax
Lajme

Prezantim i raporteve monitoruese për barazi gjinore

Shkup, 10 shkurt – Koalicioni rural sot do t’i prezantojë raportet lokale monitoruese për barazi gjinore që janë përgatitur në periudhën e kaluar për gjithsej gjashtë pilot komuna: Kërçovë, Pllasnicë, Gostivar, Vrapçisht, Prilep dhe Krivogashtani.

Monitorimi i punës së komisioneve për mundësi të barabarta të 6 komunave të shtrira në tre rajone të ndryshme planifikuese është pjesë e aktiviteteve të parashikuara në kuadër të projekt-aksionit “Me njohuri evropiane për përmirësimin e barazisë gjinore në komunitetin lokal” dhe synon ta nxjerr në sipërfaqe tablonë reale të punës së komisioneve për mundësi të barabarta në komuna të ndryshme, urbane dhe rurale, për të përcaktuar shkallën e angazhimit të komunitetit, por edhe për të zbuluar se sa anëtarët e këtyre komisioneve e njohin rolin e tyre në promovimin e barazisë gjinore në komunitetin lokal.

Pikërisht këto komisione, siç theksohet nga Koalicioni Rural, që duhet të jenë një nga forcat shtytëse në nxitjen dhe forcimin e ndërgjegjësimit edhe te të punësuarit në komunat edhe te popullata lokale për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e njohjes së nevojave specifike të burrave dhe grave në komunitetit, por në të njëjtën kohë, të jetë një nga aktorët kryesorë në përkthimin e këtyre nevojave në programet dhe buxhetet e komunave.

“Përgjigjja në pyetjen nëse të gjitha më sipër po zbatohen realisht, por edhe ku janë boshllëqet dhe pengesat kryesore gjinore për të pasur një komunitet lokal të ndjeshëm ndaj gjinisë dhe buxhete të përgjegjshme ndaj gjinisë, jepen nga raportet e monitorimit të përgatitura për vitin 2022 nga anëtarët e Lobit të gruas rurale”, thonë nga Koalicioni Rural.

Related posts

Panel diskutim për veton bullgare/ Negociatat me BE nuk duhet të bëhen bazë për shkatërrimin e shtetëformësisë

Gazetamax.mk

Vazhdon debati për gjendjen e krizës në energjetikë në komisionin amë

Gazetamax.mk

Aleanca për shqiptarët nesër do të formojë ekipin për negociata për hyrje në Qeveri

Gazetamax.mk