GazetaMax
Lajme

A do të votojë Menduh Thaçi për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri?

Shkup, 11 shkurt – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi që njëherit është deputet i vetëm i këtij subjekti politik deri më tash është i njohur për qëndrimet kundër Alëancës për Shqiptarët dhe sidomos ish liderit të saj Ziadin Sela.

PDSH si pjesë e shumicës qeverisëse, respektivisht Menduh Thaçi si deputet tash me kyqjen e ASH në Qeveri do të jetë para një vendimi të vështirë dhe lind pyetja nëse do votoj për hyrjen e Aleancës në Qeveri, informon portali “tetova1”.

Deri më tash Thaçi një herë është deklaruar për mundësin e kyqjes së ASH-së në Qeveri. Në një intervist për Klan Maqedoni në fillim të nëntorit 2022, kreu i PDSH deklaroi se partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët është duke koketuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, me qëllim të hyrjes në qeveri.

“Rrijnë ata me Aliun, koketojnë me të. Ndoshta edhe zoti Ahmeti iu ofron një pjesë të kulaçit”

Megjithëse tha se nuk i intereson kjo punë, Thaçi theksoi se me hyrjen e ASH-së në qeveri mund të përfitojnë 10-15 veta.

“Atij i konvenon dhe mua fortë nuk më intereson. Mua më intereson diçka tjetër. Përveç atyre 10-15 vetave që janë aty rreth Ziadinit, ata duan të zgjedhin problemet e tyre individuale. Është legjitime, le të merren me Aliun”, vlerësoi Menduh Thaçi në intervistën për Klan Maqedoni në fillim të nëntorit 2022 .

Related posts

Nëse keni ara dhe nuk i punoni, do të paguani më shumë tatim dhe shteti do t’i japë me qira

Gazetamax.mk

Reis Ulema priti në vizitë Dr. Mexhit Osmanin – Imam në Romanson të Zvicrës

Gazetamax.mk

Zëvendëskryeministri Mariçiq merr pjesë në Forumin EUSAIR në Tiranë

Gazetamax.mk