GazetaMax
Lajme

Agjencioni për punësim në Strugë, projekte përfundimin e shkollës së mesme

Strugë, 11 shkurt – Agjencioni për punësim në Strugë në bashkëpunim me IPA fondet ka marrë masa aktive për personat të cilët nuk kan mbaruar shkollën e mesme.

Me këtë projekt, personat të cilët kanë mbaruar vetëm dy vitet e para të shkollës së mesme, do të kenë mundësi të mbarojnë shkollimin dhe të diplomohen e më pas edhe të punësohen. Kjo është hera e dytë që ky projekt funksionon në Strugë.

Ky projekt vlen për personat me gjendje më të rënduar sociale si dhe për komunitetin rom.

“Kemi një pilot masë aktive e cila është hera e dytë që funksionon tek ne në bashkëpunim me IPA fonde për personat të cilët nuk kanë mund të mbarojnë shkollën e mesme, kushti i vetëm është të kenë mbaruar vitin e dytë dhe ne u japim mundësi të vazhdojnë vitin e 3 dhe të 4 npë kualifikim dhe ju japim diploma që janë miratuar nga ministria e arsimit. Kategoritë janë personat të cilët janë shfrytëzues të ndihmave sociale, rom, persona deri në 29 vjet dhe persona të cilët janë paraqitur në qendër sociale.” – tha Drejtoresha e Entit për Punësim – Strugë, Elvadina Dika.

Interesimi për këtë projekt aktualisht është i ulët, kjo për shkak se është një program pilot dhe nuk janë marrë ende informacionet. Ndërsa edhe një arsye tjetër është edhe migrimi.

“Kjo është pilot program dhe personat nuk kanë marrë ende informacione për këto masa aktive, duke marrë parasysh se një pjesë prej atyre veçse janë larguar sepse edhe lënia e shkollës ka qenë largimi. Agjencioni për punësim punon me UNDP dhe me IPA fondet kshtu që njerëzit fllojnë të aktivizoen me kpëto masa aktive.” – deklaroi Drejtoresha e Entit për Punësim – Strugë, Elvadina Dika.

Informacionet për këtë projekt tashmë janë shpërndarë ndërsa pritet që periudhën e ardhshme të ketë më shumë interesim. Personat të cilët do të shfrytëzojnë këtëprojekt do të kenë edhe më shumë mundësi për të punësuar duke qenë se në Strugë ka mungesë të madhe të personave të kualifikuar në sektore të ndryshme.

Related posts

Qytetarët vështirë t’i paguajnë këstet mujore!

Gazetamax.mk

Kovaçevski dhe Osmani në Selanik në mbledhje në suaza të procesit për bashkëpunim në EJL

Gazetamax.mk

Osmani: Duhet t’u japim fund provokimeve, s’kemi njoftim zyrtar për tërheqjen e Angellovit

Gazetamax.mk