GazetaMax
Lajme

DAP inspeketoi 611 markete, 114 markete për ushqimet bazë kanë marr 5% tatim

Nga 611 inspektime të tregtarëve në të gjithë vendin, 114 kanë pasur parregullsi në drejtim të mos respektimit të vendimit të Qeverisë për 0 TVSH për ushqimet bazë si buka, mielli i tipit 400, vezët, qumështi, mishi, sheqeri, orizi dhe vai.

Të gjitha këto u janë shitur qytetarëve me 5 përqind tatim. Më së shumti parregullsi kanë pasur shitësit me pakicë të ushqimeve dhe pijeve, shitësit me pakicë të vezëve, mishit dhe produkteve të mishit. Vendine parë për më së shumti parregillsi e ka zën Tetova, ku nga 78 kontrolle në 26 ka pasur paregullsi.

Ndërsa vendin e parë për më së paku paregullsi I takon Shtipit ku nga 99, vetëm 2 kanë pasur parregullsi, njoftoi drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska.

“Në Shkup janë kryer 136 kontrolle, ndërsa 13 kanë pasur parregullsi. Në Manastir nga 120 kontrolle ka 41 parregullsi. Në Prilep nga 93 kontrolle, 22 kanë pasur parregullsi. Në Strumicë nga 85 kontrolle, 10 kanë pasur parregullsi. Në Tetovë 78 kontrolle, 26 kanë pasur parregullsi. Në Shtip nga 99 vetëm 2 kanë pasur parregullsi. Po dënojm sepse kemi paralajmëruar se do të dalim në teren. Kanë pasur kohë të mjaftueshme për të rregulluar arkat e tyre. Megjithatë, ata menduan se mund të luajn me ligjin, por nuk është ashtu”, u shpreh drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska.

Lukarevska apeloi te marketet e mëdha të rregullojnë arkat e tyre, ndërsa qytetarët të raportojnë parregullsi në llogaritë fiskale në numrin 198. Me propozim të Qeverisë, me ndryshimet në Ligjin për vlerën e shtuar dhe atë për akciza, nga 13 marsi, buka, sheqeri, mielli i bardhë, vaji i gatimit, vezët dhe orizi lirohen nga TVSH-ja, ndërsa TVSH-ja ulet nga 18 deri në 10 për qind për karburantet.

Ky hap i qeverisë ka për qëllim zbutjen e efekteve të rritjes së shpejtë të çmimeve, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përshtaten rritjen e çmimeve për shkak të pandemisë, si dhe me krizën energjetike, veçanërisht nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.

Related posts

Pendarovski: Kemi nevojë ta dimë nëse BE-ja do të fokusohet në rajon edhe pas luftës në Ukrainë

Gazetamax.mk

Pivovarov: Nevojiten hetime të fshehta të korrupsionit nëpër vendkalime kufitare

Gazetamax.mk

Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 71-të

Gazetamax.mk