Thursday, April 23, 2026

Lajmi në kohë reale

Pagoi Laert Haxhiun për t’i vendosur tritolin bizneseve të Noizyt?! Cllevio fiton LIRINË, reperi lë ambientet e burgut të Fierit, postimi i tij ‘thyen” rrjetin

Është liruar nga burgu ditën e sotme reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Cllevio”.

Pasditen e sotme, në Instagramin e tij Cllevio ka parlajmëruar për një përballje “të fuqishme” me tiktokerin e njohur Samy Dubai, i cili ka bërë gjithashtu xhiron e rrjetit.

Pas ekstradimit të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Cllevio në tetor të 2025 përfundoi prapa hekurave në burgun e Fierit.

Reperi u dënua për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë, akuza të lidhura drejtpërdrejt me konfliktin e tij të hershëm me reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Përplasja mes dy artistëve është agravuar ndër vite. Para disa vitesh, pas një konflikti fizik mes tyre, thuhet se Ahmeti i kërkoi mikut të tij, Laert Haxhiu, të vendoste lëndë plasëse në butikun e Noizyt në Durrës.

Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën ballore të biznesit të reperit Rigels Rajku.

Sakaq ditën e sotme, reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, u thirr nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u bërë pjesë e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiu, si viktimë e një prej episodeve kriminale që i atribuohen këtij të fundit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Noizy mund të jetë vetë prezent në sallë, ose të përfaqësohet nga avokati i tij. Përveç Rajkut, pjesë e procesit mund të bëhen edhe familjarë të tij, konkretisht babai Bashkim Rajku dhe motra e reperit.

Ngjarja në fjalë lidhet me atentatin me tritol të ndodhur më 8 qershor 2022 në Durrës, ku u dëmtuan ambientet e lokalit dhe butik-ut në pronësi të Noizyt, për të cilën Cllevio përfndoi prapa hekurave. Por pas 7 muajsh brenda ambienteve të burgut të Fierit, Kleviol Ahmeti mësohet se ka fituar lirinë.

Latest Posts

Mos e humb lajmin