GazetaMax
Kuriozitete

Tottenham gati ta afrojë si drejtor sportiv Igli Taren

E ardhmja e Igli Tares te Lacio duket se nuk është shumë e qartë, pas përplasjeve së fundmi që ka pasur me trajnerin Mauricio Sarri.
Gjithashtu presidenti Lotito bëri një mbledhje vetëm me ata të dy pas disfatës që kryeqytetasit morën përballë Atalantës.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, duket se Totenhemi ka shfaqur interes për ish-futbollistin e Kombëtares për të marrë drejtorin sportiv.
Puna e mirë që ka bërë me Lacion vitet e fundit ka rënë në sytë e drejtuesve të Spërsave, të cilët në fund të sezonit do të largojnë Fabio Paratiçin.
Kështu Tare mban “pole position”-in në këtë rol, teksa një tjetër emër që përflitet është edhe ai i drejtorit të Napolit, Kristiano Giuntoli.

Related posts

Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë

Gazeta Max

Messi mungon në ndeshjen ndaj Lorient për shkak të lëndimit

Gazeta Max

Pas 17 vitesh martesë ndahet nga bashkëshortja legjenda e futbollit

Gazeta Max