Këto ditë Prof. Dr. Adnan Ismaili, shef i katedrës së Filologjisë orientale të Universitetit të Tetovës qëndron në Shtetin e Kuvajtit, ku përveç takimeve të ndryshme ka zhvilluar disa takime në Universitetin e Kuvajtit, që janë të lidhura me hapjen e mundësive për bashkëpunim me Universitetin e Tetovës dhe katedrës së Filologjisë orientale.
Dje, Prof. Dr. Adnan Ismaili u prit nga shefi i kabinetit të Rektorit të Universitetit të Kuvajtit, Prof. Dr. Ebusuud Muhamed, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të Universitetit të Tetovës me Universitetin e Kuvajtit. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që kontaktet të vazhdojnë në nivel të udhëheqësisë së dy universiteteve.
Prof. Dr. Adnan Ismaili realizoi takim me homologun e tij, shefin e katedrës së Gjuhës dhe letërsisë arabe, Prof. Dr. Abdulmuhsen Altabtabae, me të cilin u diskutua për format dhe mënyrën e bashkëpunimit mes dy katedrave, në radhë të parë në hartimin e plan-programeve mësimore, shkëmbimin e mësimdhënësve dhe studentëve si dhe pjesëmarrjen në aktivitete shkencore që në fokus kanë gjuhën dhe letërsinë arabe.
Takimi tjetër që realizoi Prof. Dr. Adnan Ismaili ishte me Prof. Dr. Khaled al Fadhli, drejtor i Qendrës së Gjuhëve për studentët e huaj në Universitetin e Kuvajtit, i cili prezantoi mundësinë e ofrimit të kurseve të specializuara të gjuhës arabe për të huaj me kohëzgjatje njëvjeçare për studentët e interesuar. Veçantia e kësaj Qendre të Gjuhëve është ofrimi i mundësisë së mësimit të gjuhës perse dhe gjuhës hebreje, po ashtu me kohëzgjatje njëvjeçare.
Dje, Prof. Dr. Adnan Ismaili takoi Muhamed es-Suhli, drejtor i Qendrës Kulturore Islame, e cila është në kuadër të Ministrisë për Çështje të Vakëfit në Shtetin e Kuvajtit. Veprimtari kryesore e kësaj qendre është pranimi dhe ofrimi i ndihmës për studentët e huaj që ndjekin kurse të gjuhës arabe. Nikoqiri i takimit, Muhamed es-Suhli shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për ofrimin e mundësisë për të gjithë studentët e intersuar për mësimin e gjuhës arabe.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=506553228309215&set=pcb.506554381642433