GazetaMax
Lajme

Hoxhaj: Kryesimi i OSBE nga Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 2 Janar – Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë kryesimi i OSBE-së për vitin 2023 nga Maqedonia Veriore forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.

Ai në një postim ku ka uruar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmanin ka thënë se ky është një hap i madh për këtë vend të rajonit.

“Uroj mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2023  Ky hap i madh dhe i rëndësishëm forcon pozicionin e tërë Ballkanit Perëndimor në Evropë, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me Rusinë, e cila po kërcënon çdo ditë e më shumë paqen evropiane dhe rajonale”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Related posts

Në Kuvend vazhdojnë disa mbledhje

Gazeta Max

Mashtrues në internet po përpiqen të marrin të dhënat personale…

Gazeta Max

LAJMI I FUNDIT/ Arratiset nga burgu ish zv.drejtori i DAP-it Ismet Guri

Gazeta Max