GazetaMax
Lajme

Luçi me porosi për udhëheqësinë e Alternativës: Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme

Për ndodhitë e fundit në Alternativë, së fundmi ka folur edhe Daim Luçi, zëvendës ministër i Kulturës.

Tekstin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Mandatin si Zëvendësministër i Kulturës në Republikën Maqedonisë së Veriut e nisa me një elan dhe vetëmohim të pashoq për të qenë në shërbim të kulturës në përgjithësi, veçanërisht asaj shqiptare. Brenda një kohe të shkurtër arrita të realizoj takime të rëndësishme me krerët më të lartë të shteteve të Ballkanit dhe atë: në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikën e Turqisë dhe me shumë e shumë diplomat të tjerë. Marrëveshjet ndërshtetërore që arrita t’i realizoj filluan të u pengojnë disa individëve të Alternativës, e posaçërisht kreut partiak Afrim Gashi, ish-sekretarit të përgjithshëm Bakim Sali, të cilët me kërkesë të tyre fillova të anashkalohem apo më mirë e thënë, të bojkotohem në çdo iniciativë të marrë nga ana ime. Do të përmend vetëm disa prej tyre:

– Vetëm pas Kongresit të partisë Alternariva edhe pse kisha post politikë, isha i vetmi funksionar i partisë që nuk isha anëtar i Kryesisë Qëndrore;
– Më larguan nga të gjitha forumet qëndrore partiake; e që të jetë çmenduria më e madhe,
– Me insistim të Afrim Gashit, e posaçërisht të Bekim Sali-t si sekretar i përgjithshëm i partisë, kërkuan nga ministresha e Kulturës Bisera Konstandinova – Stojçevska që të më merren të gjitha kompetencat që i gëzon një zëvendësministër, me të vetmin qëllim, që sa më shumë të dëmtohem në detyrën time dhe para syve të të tjerëve të paraqitem si një kuadër i dështuar dhe të kenë alibi për shkarkimin tim.
Por, ndodhi e kundërta. Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Arrita ta mbaj frymën e punës dhe angazhimin maksimal bashkë me stafin tim. Shtrohet pyetja:
– Derisa isha i bojkotuar nga strukturat më të larta të partisë amë, a thua kam ndonjë obligim ndaj tyre?
– Si ka mundësi dhe kush i jep të drejtë Afrim Gashit të lakojë emrin tim, kur ka më shumë se tetë muaj që nuk më ka kontaktuar, por ka punuar kundër meje?
– Me çfarë të drejte Afrim Gashi kërkon shkarkimin tim, pasi vendimin për dalje nga Qeveria të Alternativës e ka marrë vetëm dhe vetëm shkaku i shkarkimit të shokut të tij nga posti i Ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali, me ç’rast Kuvendi i mbajtur në Tetovë ka qenë vetëm një farsë dhe gënjeshtër para elektoratit dhe aktivistëve.

Me këtë rast dua të potencoj faktin që gjatë gjithë këtyre muajve të funksionimit tim si zëvendësministër kam qenë në shërbim të qytetarëve, por jo edhe të Afrim Gashit dhe klanit të tij, prandaj edhe publikisht deklaroj se, derisa Afrim Gashi, Zeqirja Ibrahimi dhe Bekim Sali janë në krye të Alternativës, unë jam në DORËHEQJE nga të gjitha strukturat partiake duke qëndruar në vijë të njëjtë politike me deputetin Skender Rexhepi-Zejdi për Alternativën dhe për këtë unë nuk kam asnjë lloj obligimi politik dhe moral t’i përgjigjem dëshirës apo thirrjes së disa individëve politikisht të dështuar duke ua kënaqur egon e tyre, e më së paku klanit të Afrim Gashit.

Related posts

Putin vendos në krye të Melitopolit një femër, pas rrëmbimit të Fedorov

Gazetamax.mk

145 vjetori i Lidhjes se Prizrenit bashkoi gjitha forumet rinore politke mbar shqiptare

Gazetamax.mk

Pendarovski mirëpriti në takim presidentin e Letonisë, Levic

Gazetamax.mk