Nevzat Hasani thjeshtë eshtë goladori i klubit të vardarit në kategorinë kadetët e Superligës një sulmues që premton shumë në fushën e futbollit. Kadetët e Vardarit fituan derbin e javës në xhiron 22-të në Superligë, kundër ekipit të Makedonija GJ.P një ndeshjë që gjithmonë konsiderohet si rivalitet i qytetit të Shkupit dhe në këtë mënyrë krysojnë si lider të tabelës në kampionat.
Ne lagjen Novo Lisiçe, u zhvillua ndeshja e javës xhiro e 22-të, ku kadetët e Vardarit me rezultat 1:0 e mposhtën ekipin nga Gjorçe. Një ndeshje e fortë mes dy ekipeve që luftojnë për titullin, dhe në fund të përzgjedhurit e trajnerit Ilievski të Vardrit triumfuan me rezultat 1:0. Lojtari vendimtar ishte Nevzat Asani. pikërisht Tetovari që bëri diferencën duke shënuar të vetmin gol në minutën e 57-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 1:0 në këtë derbi të ligës së kadetëve. Ishte një ndeshje e pa haruar për mua që arita të shënoj gol dhe të dalim fitues të derbyt lokal u shpreh Nevzat Asani.

Kadetët e FK Vardar përsëri pas disa ditësh siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës, pasi mposhtën përsëri ekipin e Makedonija Gjorçe Petrov me rezultat 4:2 dhe përsëri Nevzat Asani trefishoi golat e tij duke realizuar Hat Trick për vardarin. Nevzat Hasani ju bashkangjit ekipit te Vardarit nga janari i këti viti në afatin kalmtar nga ekipi i Shkëndijës së Tetovës. Me këtë fitore të merituar, Kadetet e Vardarit vazhdojn fuqishëm rrugën drejt Trofeut në kateforinë Kadetët e Superligës.
