GazetaMax
Lajme

Panik në Ukrainë, rrjedhje kimike nga një central pas sulmeve ruse

Guvernatori i rajonit të Sumy, Dmytro Zhyvytsky bën me dije se një rrjedhje amoniaku është regjistruar në impiantin kimik të Sumykhimprom si pasojë e një sulmi rus.

Vlerësohet se avionët e ushtrisë ruse bombarduan në një perimetër 2.5 km rreth centralit kimik, përfshirë fshatrat e Novoselytsya dhe Verkhnya Syrovatka.

Autoritetet këshillojnë banorët e këtyre zonave të tregojnë kujdes dhe nëse ndjejnë aromën e amoniakut, të strehohen nën tokë, ose nëse nuk kanë mundësi të hapin dushin dhe të marrin frymë përmes një lecke të lagur. Ndërkohë që sipas autoriteteve, banorët e qytetit të Sumy nuk janë të kërcënuar.

Related posts

Në Tabanoc kapet stoli ari me vlerë gati 19 mijë euro, ishin fshehur nëpër pampersa

Gazeta Max

Petrovska dhe sindikatat e mbrojtjes harmonizuan ndryshimet për Ligjin për shërbim në Armatë

Gazeta Max

Britania planifikon të kthejë azilkërkuesit e refuzuar në Ballkan dhe t’i mbyllë në ‘qendra paraburgimi’ – pasi numri i emigrantëve që kalojnë La Manshin arrin në 5.000

Gazeta Max