GazetaMax
Lajme

Kryesia e lartë e shoqatës “Jehona e Malësisë” takon kongresisten Lisa Mcclain: Po meren hapa konkret për zgjedhje të lira në komunën e Tuzit

Kryesia e lartë e Shoqatës “Jehona e Malësisë” në vazhdën e takimeve të rëndësishme me zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ka realizuae dhe një takim me kongresisten Lisa McClain,cila është edhe Co-Chair për çeshtje shqiptare në Kongresin amerikan.

Në këtë takim theks të veçantë i është kushtuar rëndësisë së zgjedhjeve lokale në komunën e Tuzit që do të mbahen më 5 mars të këtij viti,duke marë hapa konkret në përkrahjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike,thuhet në komunikatën e Shoqatës “Jehona e Malësisë”

“Ndihma e popullit amerikan dhe e institucioneve amerikane nuk mungoi asnjëherë kur është fjala për shqiptarët, si dhe në kohët më të vështira ata ishin të parët që dhanë dorën e mbështetjes për shqiptarët”-kan thënë ata duke falenderuar konkresisten Lisa McClain dhe gjith popullin amerika.

Ja postimi i plotë:

Në vazhdimësinë e takimeve të rëndësishme me zyrtar të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi zhvilluar edhe një takim të rradhës me arritje konkrete me kongresistën Lisa McClain e cila është edhe Co-Chair për çeshtje shqiptare në Kongresin amerikan.
Mbështetja nga kongresistja McClain është duke marrë hapa konkretë në përkrahjën e zgjedhjeve të lira në Komunën e Tuzit me 5 mars të këtij viti. Kongresistja McClain është njëra nder suportueset më të mëdha të çeshtjës shqiptare në Kongresin amerikan dhe mike e madhe e popullit shqiptar.
Ndihma e popullit amerikan dhe e institucioneve amerikane nuk mungoi asnjëherë kur është fjala për shqiptarët, si dhe në kohët më të vështira ata ishin të parët që dhanë dorën e mbështetjes për shqiptarët.
Prandaj, marrëdhëniet e shkëlqyera mes popujve tanë forcohen edhe më tej me angazhimin e miqve tanë, siç është kongresistja McClain.

Related posts

“Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

Gazetamax.mk

“Grupi Kumanovës” në grevë urie nuk u lejohen vizitat familjare, torturë psiqike edhe përgjatë burgosjes fizike

Gazetamax.mk

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Gazetamax.mk