GazetaMax
BALLINA

Skender Rexhepi merr Alternativën ose themelon partinë e tij?/ Zejdi: Gjithçka është e mundur për të rrugëtuar politikisht

Nuk kam tendencë se po të doja do isha bërë kryetar i Alternativës. Kështu tha sonte në emsionin “Politica” në Tv Globi, deputeti Skender Rexhepi, i cili para shtatë muajsh u shkëput nga kjo parti dhe vepron si deputet i pavarur në Kuvend.

I pyetur nëse me lëvizjet e tija ai bëhet gati për ta marrë timonin e Alternativës, ai tha se partisë i duhet një kapiten i ri pasi “anija fundoset”.

“Me kalimin e kohës do të shihet se çfarë do të ndodh. Nëse në Alternativë ndodhin ndryshimet që janë të domosdoshme dhe jetike, që Aletarnativa të vazhdojë si subjekt politik, por do kthehem shërbetorë i saj. Nëse në Alternativë nuk ndodhin ato, atëherë do shohim opsione tjera”, deklaroi Skender Rexhepi, deputet.

Gazetari: Do e themeloni partinë tuaj i bie kjo që thoni?

“Mund edhe të bashkohem me dikë tjetër në plitikë”, u përgjigj Rexhepi.

Gazetari: Bashkim me cilin?

“Nuk e kemi vendosur, do e sqaroojmë me njerëzit e tim”, tha më tej deputeti Rexhepi.

Gazetari: Me ASH-në?

“Gjithçka është e mundur për të rrugëtuar politikisht dhe në rrugëtimin që kam ndaj njerëzve që kanë qenë lojal deri tash ndaj meje”, nënvizoi Rexhepi.

Ai tha se nuk është kundër bashkimit të Alternativës dhe Lëvizjes Besa, por sipas tij që kjo të ndodh, duhet nga të dyja palët një filtër t’u bëhet figurave kryesore.

Ai tha se ka kontakte edhe me “grupin e zjarrit” në BDI, ndërsa edhe me Taravari i ka raportet shumë të mira.

Sipas Rexhepit, qeveria e re do të bëhet, por pas pushimeve verore, vendi do të shkojë në zgjedhje para se në nëntor të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

Ai u përgjigj se me Kovaçevskin kanë folur për letrën që duhet drejtuar institucioneve të BE-së për rastet e “motuara politike” në vendin tonë, dhe se nga ai ka marrë premtim se letra do të dërgohet pas rindërtimit të qeverisë së re.

“Atë që Alternativa nuk e bëri për një vit në Qeveri, unë e bëjë brenda më pak se një muaji”, tha deputeti Rexhepi.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=626458142624249

Related posts

Diplomacia e Berlinit: Gjuhë e hidhur për Serbinë, e ëmbël për Shqipërinë dhe Maqedoninë të Veriut

e-max

Kompania “Ecolog” dhuron donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetovës

e-max

Shaqiri: Korridori 8 afron qytetet tona si dhe ndihmon turizmin vendor

e-max