GazetaMax
Lajme

Biden pritet të udhëtojë të premten drejt Polonisë

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni të premten, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Europian, sipas një deklarate të sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, shkruan CNN.

Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki.

Related posts

Rrëfimi i miliarderit të parë shqiptar për Forbes

Gazeta Max

109 raste të reja, 1 i vdekur, 130 të shëruar

Gazeta Max

Stresi është arsyeja kryesore për vizitat te psikologu

Gazeta Max