GazetaMax
Lajme

Rikthehet në funksion sistemi “Sigurimi im”, institucionet shëndetësore dhe barnatoret kanë kontroll në sigurim deri sot

Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut informoi se sistemi “Sigurimi im” funksionon për të siguruarit në tërë vendin, me çka për shkak të rregullimeve teknike, do të vendoset në funksion të plotë deri në fund të ditës.

“Deri në këtë moment “Termini Im” i ka marrë të gjitha të dhënat deri me datën e sotme (20 shkurt 2023). Të gjitha kontributet e paguara të obligimeve janë të evidentuara në Terminin tim.
Kjo do të thotë se të gjithë punonjësit shëndetësor kanë mundësi ta kontrollojnë statusin e sigurimit në “Termini Im”, thonë nga FSSH.

Fondi deklaron se po punon në mënyrë aktive edhe në sistemin për pagesë të pagave, pushimeve të lehonisë dhe refundimeve të tjera.

“Jemi në pritje gjatë ditës së sotme të rikthehen edhe sistemet e tjera. Të gjitha informacionet menjëherë dhe në kohë do të shpërndahen me opinionin”, thonë nga FSSH.

Kujtojmë se sot para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përfaqësues të organizatave sindikale të punonjësve në shëndetësi kërkuan pagesën e pagave të muajit janar, ndërsa gjatë ditës nëse kjo nuk plotësohet do të informojnë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.

Paralajmërim për protestë nëse nuk iu paguhet rroga e janarit, ka nga mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli tjetër mjekësor i Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, si dhe organizata të tjera shëndetësore në mbarë vendin.

Sindikata e Qendrës Klinike bëri të ditur se, nëse sot nuk ka pagë, protesta e tyre mund të fillojë të mërkurën dhe do të vazhdojë të enjten dhe të premten. Kryetari i kësaj organizate, Goran Begoviq, ka bërë të ditur se nëse ende nuk është kuptuar gjendja e punëtorëve dhe se duhet paguar pagat, e gjithë kjo mund ta përkeqësojë situatën dhe të çojë në grevë të përgjithshme.

Pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit. Sistemi IT i FSSh-së u ndërpre më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka kërkuar të enjten nga të gjitha institucionet publike shëndetësore që të japin të dhëna për punonjësit në mënyrë që ata të paguhen.

Ministri i Financave Fatmir Besimi ka bërë të ditur se nëse deri sot nuk zgjidhet problemi, pagat për personelin shëndetësor do të sigurohen nga Thesari qendror dhe më pas do të shlyhen me thesarin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu dje besimin se do të tejkalohet problemi i sulmit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili në një intervistë për MIA-n tha se janë punësuar ekspertë vendas dhe ekspertë nga vendet anëtare të NATO-s. Të dhënat personale të qytetarëve, siç theksoi ai, janë të mbrojtura dhe apelon për qetësi dhe po punohet që punëtorëve shëndetësorë t’iu paguhen pagat.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera.

Related posts

Kovaçevski: Vendimi për ndryshimet kushtetuese jo i lehtë

Gazetamax.mk

Kryeministri Kurti për Vuçiqin: Kukull e Kremlinit, paratë i do nga Europa e armët nga Rusia

Gazetamax.mk

Diçka po zihet / Takohen pronari i Logos-A me traumotologun më të suksesshëm në ballkan, Ilir Hasani

Gazetamax.mk