GazetaMax
Ballina

BDI: Fronti proeuropian në rritje, mbrëmë pësoi debakël Mickoski dhe Apasiev

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet shumicën e re parlamentare e cila mbrëmë u dëshmua në Parlament me votimin e ministrave të rinj të cilët do jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Fronti i ri europian është rritur dhe partitë parlamentare tashmë janë të bindura se vendi nuk ka nevojë për bllokada por duhet të ecë përpara për një jetë më të mirë të qytetarëve dhe një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja, bashkë me partitë parlamentare të orientuara në rrugën europiane, shoqërinë civile dhe botën akademike.

Mbrëmë dështuan sërish VMRO DPMNE dhe Mickoski, Levica dhe Apasiev pasiqë ranë në ujë pretendimet e tyre se ata do ta rrëzojnë Qeverinë dhe se i kanë 61 deputet, edhe një gënjeshtër e rradhës.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes rritjes dhe forcimit të shumicës parlamentare vazhdon me realizimin e programit zgjedhor, realizimin e reformave, rrugën e integrimit në BE si dhe masat e politikat të cilat janë në interes të vendit dhe qytetarëve.

Related posts

Alarmante/ Rritje e lartë e infektimeve me Covid 19, bie interesimi për vaksinim

Gazetamax.mk

Kujdes për beben e porsalindur

Gazetamax.mk

Apple prezanton visionOS 2 me transformime fotografish 3D

Gazetamax.mk