GazetaMax
Lajme

Hysni Ismaili për Abdylshyqyr Abedinin: U shkarkua njeriu që ka qenë me bujqit më shumë se secili ministër e zëvendësministër para tij

Deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili në Kuvend foli edhe për zv/ministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini. Ai tha se për befasinë e të gjithëve, Abedini ka qenë me bujqit më shumë se secili ministër e zëvendësministër para tij. “Te ne në parti ai është perceptuar si njeri që e ka bërë detyrën me shumë pasion e përkushtim, ndërsa në takimet që i kemi me qytetarët e zonave rurale ai përmendet si njeri i respektuar dhe si njeri që ndoshta si askush para tij ka qenë me bujqit dhe blegtorët dhe që do të mbahet mend si zëvendësministri më aktiv nga të gjithë zëvendësministrat e kësaj qeverie. Sidoqoftë, për llogari të kryeministrit as kjo nuk ka qenë e mjaftueshme dhe ai është shkarkua”, u shpreh deputeti

Related posts

Konventa nacionale për BE-në e Maqedonisë së Veriut hodhi themelet për një proces të suksesshëm të negociatave të anëtarësimit

Gazeta Max

Opozita s’ndryshon qëndrim ndaj Albulena Haxhiut

Gazeta Max

Kovaçevski: Me masat me në kohë kundër krizës zbutëm goditjet në çmime

Gazeta Max